Haradinaj kërkon rishikimin e buxhetit, thotë se gjendja është alarmante

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se situata ekonomike në vend është e rëndë dhe alarmante, prandaj ka kërkuar ndërhyrje në rishikimin e buxhetit të Kosovës.

Haradinaj në një konferencë të përbashkët për media me ekonomistët e partisë dhe ish-ministrat, Fatmir Gashi dhe Haki Shatri, ka kërkuar që në mënyrë urgjente të ndodhë rishikimi i buxhetit për vitin 2022.

“Kërkojmë të ndodhë rishikimi tani, urgjent. Analiza jonë e ekspertëve është se kanë ndryshuar të gjitha parashikimet në të cilat është bazuar ky buxhet, ka ndryshuar inflacioni, janë rritur çmimet, ka ndryshim në të hyrat dhe ka një situatë ta quajmë urgjente të krizës në Kosovë”, ka thënë ai.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj

I pari i AAK-së, i ka propozuar qeverisë që të parasheh disa instrumente me të cilat siç ka theksuar ai, do të ndërhyjnë në krizën financiare në vend, për fuqinë blerëse dhe vështirësitë që po kalojnë qytetarët e vendit.

“Ekziston mundësia, është reale heqja e TVSH-së, ose zero TVSH për artikujt bazë ushqimor për një kohë tre mujore për t’u rivlerësuar më tutje”, ka shtuar ai.

Kur pyetet se a e përkrah mundësinë e tërheqjes së fondeve nga Trusti, Haradinaj e ka pohuar një gjë të tillë, teksa ka shtuar se pos të drejtës së tërheqjes, duhet të gjendet edhe formula e rikthimit nga qeveria.

Ilustrim

“E kemi analizuar edhe këtë veprim me kujdes, e përkrahim. Për shumën se sa duhet të tërhiqet jemi të hapur që duhet të bëhet një analizë e kujdesshme. Po ashtu jemi të mendimit që duhet të ketë një projekt si do të kthehen këto nga qeveria, a do të mundet që kjo të jetë një veprim që nuk është vetëm në koston e qytetarit”, ka shtuar ai.

Ndryshe, deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, me vetiniciativë ka dorëzuar në Kuvend, Projektligjin për Fondet Pensionale të Kosovës.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu

Këtë projektligj Haxhiu e ka dorëzuar me nëntë mars, ndërsa para një muaji kishte kërkuar që qytetarëve të Kosovës t’u rimundësohet tërheqja e një përqindje të caktuar të mjeteve të tyre vetanake të Trust-it, përkatësisht, deri në 30 për qind të vlerës totale.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika