Haradinaj: Kosova vendi më i varfër në Evropë, ndërsa Qeveria ka vendosur ta pasurojë veten

Kryeu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova është vendi më i varfër në Evropë dhe sipas tij, Qeveria në vend që të merret më popullin, ka vendosur ta pasurojë veten

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova është vendi më i varfër në Evropë, dhe, sipas tij, Qeveria në vend që të merret më popullin, ka vendosur ta pasurojë veten.

“Me pagat më të ulta, me çmime jashtë çdo kontrolli, me pensione qesharake, me çmime të papërballueshme të energjisë e të bukës, ku qeveria, paratë e taksapaguesve i ruan në bunkerin e vet financiar e nuk i investon në mirëqenien e popullit”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se “njeriu i Kosovës sot është i papërfaqësuar, i kundërshtuar edhe i luftuar”, ndërsa “pushteti politik i ka shpallur luftë edhe njeriut, edhe strukturave të shtetit”.

“Ka më shumë se tre vjet që ky pushtet është në luftë me komunat që nuk janë të partisë së tij, në luftë me gjyqësorin, me prokurorinë, me policinë, me mësimdhënësit, me mjekët e infermierët, me veteranët, me sindikatat, me bizneset, me mediat e gazetarët. Ky pushtet është në luftë me secilin që e ka mendjen e tij e nuk mendon si ai. Është në luftë me njeriun e Kosovës”, ka shkruar kreu i AAK-së.

Sipas Haradinajt, edhe miqtë ndërkombëtarë janë duke na u larguar, sepse kemi filluar t’i zhgënjejmë edhe ata.

Poshtë është postimi i tij i plotë:

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika