Haradinaj kujton Isa Boletinin: Identifikoi fatin e tij personal me fatin e atdheut

"23 janari na kujton heroin kombëtar Isa Boletini, i cili identifikoi fatin e tij personal me fatin e Atdheut, besnikërinë dhe dashurinë ndaj të cilit e shprehu me fjalët "Unë jam mirë kur asht mirë Shqypnia", kështu e ka përkujtuar kryetari i AAK-së, Haradinaj heroin, Isa Boletini në 107-vjetorin e rënies së tij

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka përkujtuar Lidhjen e Pejës dhe heroin kombëtar, Isa Boletinin në 107-vjetorin e rënies së tij.

I pari i AAK-së ka thënë se Lidhja e Pejës është njëra prej etapave më të rëndësishme të historisë së Kosovës dhe se Isa Boletini identifikoi fatin e tij personal me fatin e atdheut, besnikërinë dhe dashurinë ndaj të cilit e shprehu me fjalët “Unë jam mirë kur asht mirë Shqypnia”.

“Lidhja e Pejës e formuar më 1899 në krye me Haxhi Zekën, pas shumë vendimeve të rëndësishme që të forconte unitetin kombëtar në përpjekjet për të kundërshtuar copëtimin e tokave shqiptare, shpalli edhe Besën për një vit”.

Sipas Haradinajt, ky akt i Besëlidhjes mëson se shqiptarët janë patriotë, të aftë që të dalin përtej interesave dhe inateve personale kur është në pyetje interesi i atdheut.

Ndër të tjera, siç është shprehur Haradinaj, mbrojtësi i pavarësisë e komandant çetash, Isa Boletini nuk është vetëm prijës popullor, por edhe frymëzues për të dashur e vlerësuar lirinë dhe atdheun.

Ndryshe, Isa Boletini, më 23 janar të vitit 1916 u vra pabesisht nga shovinistët malazezë në Podgoricë, së bashku me të bijtë Halilin dhe Zahidin, nipërit Jonuzin dhe Halitin, si dhe tre luftëtarë të tjerë.

107 vjet nga vrasja e Isa Boletinit

 

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika