Haradinaj kujton vëllezërit e tij: Gjithmonë në nderim e i përulur para dëshmoreve të kombit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar vëllezërit e tij dëshmorë, Shkëlzenin dhe Enverin, duke theksuar rëndësinë e përvjetorëve si rikthim në kujtimin e vlerave dhe heroizmit të të rënëve për liri

Foto e publikuar nga kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, marrë nga AP.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar vëllezërit e tij dëshmorë Shkëlzenin dhe Enverin.

Në postimin e tij në Facebook, Haradinaj ka theksuar se përvjetorët janë rikthim në kujtimin e vlerave, fisnikërisë dhe heroizmit të të rënëve për liri.

Ai ka ndarë kujtimet e tij për vëllezërit e tij, Shkëlzenin dhe Enverin, të cilët ranë në betejat për liri dhe pavarësi.

25 vjet nga masakra në lagjen e “Boshnjakëve” dhe nga beteja e Zhegocit

“Përvjetorët na rikthejnë në kujtimin e vlerave, fisnikërinë e heroizmin e mijëra djemve e vajzave që nuk kursyen asgjë për lirinë e për vendin. Edhe mua po më rikthehen krejt e me radhë, ndër të cilët edhe vëllezërit e mi, Shkëlzeni që ra në vijën e frontit në Maznik, Luani në Qafë Mullar, por edhe Enveri, të cilit me plagë lufte në trup, nga një dorë që donte të mbillte vëllavrasje ndër shqiptare, i’u ndërpre jeta në ditën e sotme të para 19 vjetëve!”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj ka përshkruar virtytet e vëllezërve të tij dhe ka thënë se rënia e tyre është një amanet për të vazhduar luftën për liri dhe për të qëndruar në shërbim të atdheut.

“Kanë shumë virtyte për të cilat i kujtojmë sot, vëllezërit e mi e shumë e shumë të tjerë e që rënia e tyre na është bërë betim ta çojmë amanetin e tyre në vend, që gjithmonë të jemi në shërbim të Atdheut. Enverin e kujtoj për mirësinë, për përkushtimin, për kurajon e vendosmërinë, e mbi të gjitha për dashurinë e paskaj që kishte për njerëzit!”, ka shkruar tutje ai.

Kreu i AAK-së mes tjerash ka thënë se kujtimi për dëshmorët e kombit mbetet i përjetshëm.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika