Haradinaj-Kurtit: Reflekto, Ligji i Pagave nuk i përmbush kërkesat e policëve

Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, të "reflektojë" lidhur me pagat e policëve, kjo pasi sipas tij Ligji i Pagave nuk i përmbush kërkesat e tyre

Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj

Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, reflektim sa i përket Ligjit të Pagave.

Një reagim të tillë Haradinaj e bëri duke kërkuar kushte më të mira për policët që janë në krye të detyrës në Kosovë.

Sipas Haradinajt, Ligji i pagave nuk i përmbush nevojat e policëve.

“Çdo herë, Policia e Kosovës është në krye të detyrës. Ne, me të drejtë krenohemi me punën e tyre. Por, trajtimi i tyre në Ligjin e Pagave as për së afërmi nuk i përmbush nevojat e tyre”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Ndërsa, është shprehur se ka pasur pritje që pagat e policëve do të rriten por që rrezikohet të ketë edhe ulje të tyre.

“Shumë prej tyre më kanë shkruar, të zhgënjyer me nivelin e trajtimit që ju jep ky ligj. Edhe pse pritej që t’iu rritet paga, me ligjin e ri për shumë pjesëtarë madje parashihet edhe ulja e tyre”, ka vijuar ai.

Ndërsa, reagimin e tij e ka përmbyllur me një thirrje drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke i thënë “Kryeministër, reflekto”.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika