Haradinaj në javën e shënimit të “Epopesë së Dukagjinit”, merr pjesë në promovimin e librit “Komiteti i Deçanit”

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në javën e shënimit të “Epopesë së Dukagjinit”, në Deçan. Ai, po ashtu, ka marrë pjesë edhe në promovimin e librit “Komiteti i Deçanit” të autorit Hasan Ukëhaxhaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar Deçanin në javën e shënimit të “Epopesë së Dukagjinit”, të martën e 21 marsit.

“Sot, në Deçan, në javën e shënimit të ‘Epopesë së Dukagjinit’, kisha kënaqësinë të vizitoj panairin e librit dhe njëkohësisht të marr pjesë në promovimin e librit ‘Komiteti i Deçanit’ nga veprimtari i çështjes kombëtare, njëri prej themeluesve të Komitetit të Deçanit – LNÇKVShJ, profesori Hasan Ukëhaxhaj, i cili trajton gjendjen e rënduar të shqiptarëve në shekullin XX, e cila ka pasur pasoja të thella në zhvillimin, avancimin dhe shtetndërtimin e kombit shqiptar si tërësi”, ka shkruar Haradinaj.

Kreu i AAK-së ka shkruar se nuk ishte rastësi që protagonistët e asaj kohe kanë bartur mbi supe vlera të çmuara atdhetare, duke frymëzuar shumë gjenerata të tjera, jo vetëm në Deçan, por edhe në viset e tjera.

“Komiteti i Deçanit, intelektualët e atdhetarët e atij brezi ishin motiv për shumë figura për të guxuar për më shumë”, ka shruar tutje Haradinaj.

Haradinaj ka theksuar se dokumentimi i këtyre ngjarjeve historike do t’i shërbejë brezave të ardhshëm për informimin dhe vetëdijësim për rolin e shumë gjeneratave që kanë dhënë kontribut të madh për çështjen kombëtare.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika