Haradinaj për krizën energjetike: A i keni sytë në ballë për të parë?

Haradinaj ka reaguar në lidhje me, siç pretendon ai, "pakujdesitë" e Qeverisë së Kosovës, e cila sipas tij, po e kalon një krizë energjetike me "komoditet"

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj

“A i keni sytë në ballë për të parë?!”

Kështu e ka filluar reagimin e tij, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, lidhur me krizën energjetike, e cila sipas tij, mbetet e padukshme përgjatë sezonës së verës.

Sipas Haradinajt, e rrugës do të ishte të ndërtohej një “plan krize” nga Qeveria e Kosovës ashtu që të ishte më e përballueshme. Sjelljen e kësaj të fundit, e ka komentuar sikurse “komoditet”, dhe ky “komoditet” i saj, sipas tij, mund të sjellë pasoja katastrofike për vendin.

“Sjellja me komoditet e qeverisë sot, në raport me krizën energjetike në prag, mund të ketë pasoja katastrofike për vendin”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ndër të tjera, ai ka thënë se “është urgjente që gjatë sezonit të verës të aftësohen termocentralet e Kosovës, duke u bërë remontet e nevojshme të blloqeve të tyre, që menjëherë e pa vonesë të shikohet mundësia e një ‘marrëveshjeje krize’ me Shqipërinë për shkëmbim të energjisë (të jepet verës e të importohet dimrit, të krijohen rezerva të naftës, benzinës dhe gazit, të liberalizohet tregu i burimeve konvencionale për ngrohje, së paku deri në mars të vitit të ardhshëm, (thëngjilli dhe lëndët drusore) dhe krijohet një fond emergjent për energjinë dhe ngrohjen për dimër dhe natyrisht të rikthehet çmimi i rrymës atje ku ishte…”

Përmes një postimi më 6 prill në Facebook, Haradinaj kishte ftuar prokurorinë të hetojë, siç thotë ai, fryerjen e faturave të energjisë elektrike.

Ndërkaq, para pak ditësh, RTV Dukagjini raportoi se kompania serbe “Elektrosever” e ka shkelur marrëveshjen për energjinë elektrike për katër komunat veriore të Kosovës, e nënshkruar në Bruksel.

Kompania serbe nuk e ka respektuar pikën e dytë në udhërrëfyesin për energjinë, dokument për të cilin janë pajtuar Kosova dhe Serbia. Aty thuhet se shtatë ditë pas marrëveshjes, “Elektrosever” siguron të dhënat më të fundit për konsumatorët.

Se kjo marrëveshja nuk është respektuar e ka konfirmuar për RTV Dukagjini, Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike në Kosovë, “KOSTT”.

Kompania “Elektroserver” e shkel marrëveshjen për rrymën

Shija e redaktorit

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Të fundit nga rubrika