Haxhiu takon bashkëluftëtarët në Skenderaj: Mbështetja e tyre garanci për fitoren e PDK-së

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Bekim Haxhiu ka zhvilluar një takim në Skenderaj me disa nga bashkëluftëtarët e orëve të para të UÇK-së.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka bërë të ditur se në takim kanë marrë pjesë Jetulla Geci, Nuradin Lushtaku dhe Haki Drenica, të cilët i ka cilësuar si njerëzit që bashkë me Adem Jashari nisën “ndryshimin e epokës së robërisë në epokën e lirisë dhe pavarësisë”.

Haxhiu ka theksuar se mbështetja e tyre për PDK-në në zgjedhjet e ardhshme përbën garanci për fitore dhe për, siç ka thënë ai, ndryshimin pozitiv të Kosovës.

“Mbështetja e tyre në këto zgjedhje është garanci për fitoren e PDK-së, për të ndryshuar pozitivisht Kosovën, për të ndalur krizën dhe degradimin e shtetit”, ka shkruar Haxhiu.

Ai gjithashtu ka shprehur mirënjohje për kontributin dhe mbështetjen e bashkëluftëtarëve dhe qytetarëve nga e gjithë Kosova.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika