Haxhiu: Vetëm ata që kanë nevojë do t’i tërheqin mjetet nga Trusti

Sipas Haxhiut, qytetarët kanë nevojë të bëjnë tërheqjen mjeteve nga Trusti si pasojë e krizave të njëpasnjëshme si, ajo pandemike, energjetike dhe ekonomike

Bekim Haxhiu, deputet i PDK-së

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se nga Trusti do të tërhiqen mjetet vetëm nga ata që kanë nevojë.

Haxhiu ka thënë se e para gjë e rëndësishme që të sqarohet është memoria për këtë projektligj, sepse kjo ka ardhur për shkak të krizës pandemike, krizës energjetike dhe pastaj krizës ekonomike pas rritjes së çmimeve duke mos pasur asnjë veprim.

Ai ka thënë se “Qytetarët kanë kërkuar që të riprocedohet kërkesa, e cila e kam proceduar në vitin 2020 sa i përket kategorizimit të mjeteve të tërheqjes nga trusti”

I ftuar në në emisionin “Debat Plus” përmes një lidhjeje telefonike, Haxhiu tha se qytetarët qe kanë pasur më pak se 20 mijë euro, janë ata që kanë tërhequr 97% të mjeteve nga trusti.

Por, këtu nuk qëndron fakti se qytetarët që janë të pasur kanë tërhequr mjete nga Trusti, sepse vetëm 3% e qytetarëve që kanë mbi 20 mijë euro në Trust kanë aplikuar në vitin 2020 për tërheqjen e mjeteve nga Trusti. Kjo, sipas tij, nuk është projektligj që i detyron të gjithë të aplikojnë për tërheqje të mjeteve.

“Kanë për të marrë nga Trusti vetëm ata që kanë nevojë”, u shpreh ai.

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika