Hetuesia interviston ministren Haxhiu për rastin Dehari, kritikon prokuroi Shefkiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka hedhur kritika të shumta në drejtim të Prokurorisë S peciale, konkretisht prokurorit të rastit të Astrit Dehari, për mënyrën se si është trajtuar ky rast deri tani. Deklaratat, Haxhiu i bëri në një konferencë për media pasi u intervistua nga hetues të Policisë, që ishin autorizuar nga prokurori i rastit, Afrim Shefkiu

Një shkrim në Facebook, e solli ministren e drejtësisë, Albulena Haxhiu në Departamentin e Hetuesisë në Policinë e Kosovës.

Këtu ajo u paraqit pas thirrjes nga prokurori që ka në dorë rastin e vdekjes së Astrit Deharit.

Në shtatë vjetorin e vdekjes së Deharit, ministrja shkroi se aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje u vra dhe se provat ekzistojnë”.

Kjo ishte edhe pyetja kryesore që ministres iu bë për një orë e gjysmë intervistimi nga hetuesit policor.

Albulena Haxhiu – Ministre e Drejtësisë ka theksuar se “Nga unë ka kërkuar që t’i tregoj se kush janë kryerësit e kësaj vepre penale. Po t’i kisha unë emrat, nuk do të prisja shtatë vite. Nuk do të prisja as një minutë. Për këtë është përgjegjës prokurori i cili po e heton këtë lëndë, dhe po e mban peng”.

Haxhiu thotë se është habitur me reagimin e shpejtë të prokurorit të rastit, i cili mungoi në intervistim, duke e kritikuar për mos-reagimin ndaj deklaratave të zyrtarëve të tjerë, përfshirë ata që kishin pretenduar se Dehari ishte vetëvrarë.

E mllefosur me prokurorin Afrim Shefkiu, Haxhiu renditi disa çështje, të cilat ajo pretendon se nuk u trajtuan, si vdekja e dyshimtë e Naser Makollit në burgun e Lipjanit, por edhe kontradiktat me deklaratat e Adonis Gashit.

Ministrja Haxhiu, dyshimet se vdekja e Astrit Deharit ishte një vrasje, i ka ndërlidhur edhe me një veprim që Hashim Thaçi e bëri sa ishte President.

Haxhiu ka shtuar se “Luza Llakajt, poashtu shok i dhomës së Astritit i është hequr 3.5 vite nga dënimi nga ish-Presidenti Thaçi. Llakaj ishte i dënuar për vrasjen e një 13 vjeçari. Siç po e shihni, të gjithë shokët e Astritit ose nuk janë gjallë ose janë privilegjuar, ose nuk janë shfrytëzuar sa duhet”.

Në kohën e futjes së Haxhiut në objektin e Policisë ku u intervistua, ka qenë e shoqëruar nga avokati i vamiljes Dehari, Tomë Gashi, që kishte kërkuar të jetë prezent në proces, por kërkesa rezultoi se nuk ishte pranuar.

Avokat i familjes Dehari, Tomë Gashi ka potencuar se “Ne përveç që i drejtohemi prokurorit me shkrim, secili mund ta sheh, kërkesa është e ditës së sotme dhe kjo është kërkesë e përsëritur që e kemi dërgu prej momentit që e kemi marrë vesh se prokurori don ta intervistoj Albulena Haxhiun…Këta vetëm deklarojnë se prokurori i ka njoftuar që mos të lejoj prezencën time me rastin e marrjes në pyetje të zonjës Haxhiu. Kaq”

Gashi ka kërkuar që prokurori Afrim Shefkiu të largohet nga hetimi i këtij rasti, kërkesë që është mbështetur edhe nga ministrja Albulena Haxhiu.

Më 5 nëntor të këtij viti, janë bërë 7 vjet prej kur Astrit Dehari, u gjet i vdekur në qelinë e tij në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Rasti i tij fillimisht ishte trajtuar nga Prokuroria Themelore e Prizrenit, për t’i kaluar më vonë Prokurorisë Speciale.

 

 

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika