Historitë më të bukura të jetës së Ganimetes dhe Dardanit janë rreth veturave të tyre

Zgjedhja e një veture personale bazuar në preferencat tona mbetet një zgjidhje procesi i së cilës përbën një pjesë të historisë së jetës. Ashtu që kjo zgjidhje të jetë e përballueshme dhe efikase, është Auto Mita ajo që përkujdeset që zgjidhja jonë të jetë një e duhur

Një vend për të bërë zgjidhje bazuar në preferencat tona, pa dallim gjinie dhe moshe, ashtu që të pajiseni me veturë personale, është bërë padyshim Auto Mita.

Me kampanjën “10 vjet, mbi 300 kilometra rrugë!”, Auto Mita vazhdon të sjell histori të ndryshme të klientëve të kënaqur me kualitetin, shërbimet, sjelljen dhe besimin e ofruar.

Këtë herë, Auto Mita sjell dy histori fantastike me dy nga veturat më të shitura në 10 vjetët e fundit, atë të Dacia Stepaway dhe të Renault Clio.

Është Ganimete Restelica, e cila tregon rreth përvojës së saj me blerjen e veturës me servisim të përhershëm falas, veturë të cilën e vozit tash e dy vjet.

“Unë vozis Dacia që dy vite. Dacia-n e kam blerë me ofertën ‘servisim falas gjatë gjithë jetës’ në vitin 2020”, ka filluar Ganimetja historinë e saj.

“Që atëherë që shkoj për servisim veçse pijë kafe dhe pa e futur fare dorën në xhep, servisimi kryhet dhe sinqerisht jam e kënaqur jashtë mase”, përfundoi vozitësja e lumtur e Dacia-së, Sandero Stepway.

Krahas Restelicës, ka edhe plotë klinetë të tjerë të kënaqur e ndër ta, është edhe Dardani.

Clion, Dardani pohon ta ketë zgjedhur për dëshirën e tij dhe thotë se të njëjtën, e preferon shumë më shumë sesa brendet e tjera.

“Clion e kam zgjedh për qejfi, automatik edhe shumë më i pajisur se brendet e tjera…”.

Krahas kualitetit të veturës, e leverdisshme për të ka qenë edhe oferta me të cilën ai e ka blerë këtë veturë.

“Tash e sa vjet jam shumë i kënaqur me performancën dhe kualitetin…”, shtoi Dardani i cili thekson se kjo veturë ia përmbush të gjitha nevojat dhe se është shumë i kënaqur me të.

Historitë e tilla tregojnë shumë se si veturat e mira dhe cilësore ju drejtojnë në destinacione të ndryshme për të krijuar kujtimet më të bukura të jetës.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika