Hoti: Inflacioni 12%, masat askund, qytetarët bartin pasojat

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se inflacioni gjatë dhjetorit të vitit 2022 ka arritur në 12%, por që sipas tij në Kosovë nuk po shihen askund masat substanciale

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se inflacioni mesatar në dhjetor të vitit 2022 arriti vlerën në 12 %, por që sipas tij masat nga qeveria nuk po shihen askund dhe qytetarët janë ata po i bartin pasojat e këtij inflacioni.

“Inflacioni 12%, masat askund, qytetarët bartin pasojat. Inflacioni mesatar në dhjetor 2022 arriti në 12%, por për disa mallra dhe shërbime elementare, ku shpenzohet shumica e buxhetit familjar, arriti në: 47% për shpenzime të transportit, 39% për lëndë djegëse, 31% për vajra dhe yndyra, 28% për qumësht, djathë e vezë, 21% për bukë e drithëra, 20% për mish, 18% për sheqer etj”, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij në Facebook.

Ndërsa, ka shtuar se vendet e tjera kanë ndërmarrë hapa për të ulur barrën për qytetarët.

Ndërsa, sipas Hotit, në Kosovë masat nuk po shihen askund, përjashtuar shtesat e pensioneve dhe asistencat.

“Çfarë bënë vendet e tjera për të ulur barrën për qytetarë: disa i rritën pagat për normën e inflacionit, disa i ulën ngarkesat tatimore, disa i ndihmuan qytetarët pa përjashtim në përballimin e kostos së jetesës, në veçanti subvencionuan çmimin e gazit dhe naftës, çmimet e të cilave u rritën më së shumti dhe ndikuan në rritjen e të gjitha çmimeve të tjera”, ka shtuar ai, duke thënë se në Kosovë nuk janë ndërmarrë masa dhe nuk janë ulur TVSH-ja e akciza, gjë që sipas Hotit ka ndodhur sepse ishte propozim nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Ndërkaq, në Kosovë masa substanciale nuk shihen askund, me përjashtim të shtesave në pensione dhe asistencë që janë të përkohshme. Tatimi në Vlerën e Shtuar (TVSH) dhe akciza nuk u ulën, jo se nuk ishte e përballueshme për buxhetin, por për shkak se ishte propozuar nga opozita (nga LDK-ja). Si rezultat i inflacionit, shteti inkasoi shumë më tepër të hyra, të cilat nuk i shpenzoi dhe, si rezultat, ato u zhvlerësuan së paku për 12%”, ka vijuar Hoti.

Tutje, ai ka theksuar se, nëse ngarkesat tatimore dhe akciza në naftë do të uleshin, nuk do të kishte nevojë për një ligj për punët publike, që sipas tij është ‘ligj diskriminues’.

Hoti kritikat e tij i ka vazhduar duke thënë se qeveria është kujdesur vetëm për një pjesë të bizneseve.

“Por, pushtetarët u kujdesën për një pjesë të bizneseve ato biznese që kanë kontrata me shtetin për investime kapitale. Kuvendi e miratoi ligjin diskriminues për punët publike, me të cilin bizneset mund të rrisin çmimin e kontratave me shtetin deri në 20% për shkak të rritjes së çmimeve të materialeve. Sikur të uleshin ngarkesat tatimore dhe akciza në naftë, atëherë efektet do t’i ndienin të gjithë pa përjashtim. Nuk do të kishte pasur nevojë për këtë ligj diskriminues. Nuk do të ishin mbledhur mjete pa nevojë në buxhet, të cilat po zhvlerësohen”, ka përfunduar Hoti.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika