Hoti iu reagon Bislimit e Gërvallës: Këta qeveritarë vërtet janë përçudnuar

Ish-kryeministri, Avdullah Hoti, ka kritikuar ashpër zv/kryeministrin Besnik Bislimi dhe kryediplomaten Donika Gërvalla. Ai e quajti të pakuptimtë pretendimin e Bislimit për uljen e papunësisë kur 200 mijë qytetarë janë larguar nga vendi dhe kritikoi vonesën e Gërvallës për uljen e tarifave të dokumenteve në konsullata

Avdullah Hoti, LDK

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj zv/kryeministrit Besnik Bislimi dhe kryediplomates Donika Gërvalla, duke kritikuar për deklarata të pavenda e të përçudnuara.

Hoti e cilësoi si të pakuptimtë pretendimin e Bislimit për uljen e papunësisë, ndërkohë që sipas tij, 200 mijë qytetarë, kryesisht të rinj, janë larguar nga vendi.

Hoti gjithashtu kritikoi Gërvallën për çudinë e saj lidhur me tarifat e larta për pajisje me dokumente në konsullata, duke e cilësuar këtë si një veprim të vonuar në vitin e katërt të mandatit të saj.

“Zv.kryeministri Bislimi deklaron se është ulu papunësia kur 200 mijë qytetarë, kryesisht të moshës së punës, janë larguar nga vendi;

Zv.kryeministrja Gërvalla, në vitin e katërt në pushtet, çuditet për tarifat e larta për pajisje me dokumente që lëshohen në konsullata dhe vendos t’i ulë ato”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Hoti theksoi se norma e rritjes ekonomike për 2025 pritet të jetë 3.9%, një shifër që, sipas tij, ka ndikim minimal në përmirësimin e standardit të jetës.

Ai ironizoi me krenarinë e zyrtarëve të partisë në pushtet për këtë rritje, duke theksuar se është vetëm 0.1% më e lartë se ajo e vendit fqinj në veri.

“Norma e rritjes ekonomike në Kosovë për 2025 pritet të jetë 3.9%, që është me ndikim mininal në rritjen e standardit të jetës, por zyrtarë të partisë në pushtet krekosen se është më e larta në rajon kur vendi fqinj në veri e ka 3.8%, pra Kosova e ka vetëm 0.1% më të lartë”, ka shtuar Hoti.

Hoti përfundoi shkrimin e tij duke thënë se lista e kritikave ndaj qeverisë është e gjatë.

“Lista nuk mbaron me kaq, por kaq për momentin”.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika