Hoti: Largimi i qytetarëve nga Kosova qenka normale sipas qeveritarëve, a janë normalë këta?

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka pyetur pushtetin se si mund të jetë normale ikja e qytetarëve për ta "nëse largohen nga vendi më shumë se 100 mijë qytetarë në dy vitet e fundit"

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti njëherësh deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka reaguar ndaj deklaratës së zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi se migrimi është diçka normale duke pyetur se “si mund të jetë normale nëse largohen nga vendi më shumë se 100 mijë qytetarë në dy vitet e fundit”.

Sipas tij ky numër përbën rreth 7 për qind të popullsisë nga mosha 24 vjeçare e sipër.

“Si mund të jetë normale nëse largohen nga vendi më shumë se 100 mijë qytetarë në dy vitet e fundit? Ky numër përbën rreth 7% të popullsisë nga mosha 24 vjeç e sipër. Shtrohet pyetja, a janë normal këta çfarë po flasin”, ka thënë Hoti.

 

Ky reagim i Hotit vjen pasi zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi në raportimin e tij në Komisionin për Integrim Evropian ka thënë se migrimi është diçka normale pasi është pjesë e tendencave të individit dhe familjeve për të përmirësuar standardet e jetesës.

“Në Kosovë, në Ballkanin Perëndimor ose në Evropën Lindore ka pasur në vazhdimësi tendenca për migrim. Diku gjysmë milioni mjekë që operojnë në Bashkimin Europian nuk janë të lidhur me Bashkimin Europian. Do të thotë, migrimi është diçka normale, është pjesë e tendencave të individit dhe familjeve për të përmirësuar standardet e jetesës”, tha ai.

Bislimi tha se “mund të bëhet më shumë” që ata të qëndrojnë në Kosovë, duke thënë se “kushtet e punës duhet të jenë më të mira”.

“A jemi duke bërë mjaftueshëm që ata të mbeten në Kosovë? Unë mendoj që mund të bëjmë më shumë. Por, po them, për aq kohë sa gjithandej nëpër Prishtinë, Fushë Kosovë, Gjilan ka shpallje që kërkojmë punëtorë, kjo nënkupton që ndoshta kushtet e punës duhet të jenë më të mira për t’i tërhequr këta që të mbesin në Kosovë”, vijoi Bislimi.

Bislimi tha se për informata duhet të merren parasysh Agjencia e Statistikave të Kosovës, Banka Qendrore e Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës.

Ai tha se s’mund të merren parasysh “personat si Jusuf Azemi”, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat.

“Për këto informata mund të diskutojmë. Se me e pyet për shembull, Jusuf Azemin, ai thotë 600 mijë punëtorë e kanë lëshu punën. Por nuk mund t’i marrim për bazë këta persona”.

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika