Hoti: Me anëtarësimin e Kosovës në KE, do të fuqizohen marrëdhëniet multilaterale

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Besnik Hoti ka thënë se do të fuqizohen marrëdhëniet multilaterale të Kosovës, dhe do të ngritet imazhi i saj në botë nëse bëhet pjesë e Këshillit të Evropës pas aplikimit zyrtar

Të enjten e 12 majit, Qeveria e Republikës së Kosovës ka njoftuar se pas një mbledhjeje elektronike kanë miratuar në parim nismën për anëtarësimin e shtetit të Kosovës në organizatën ndërkombëtare “Këshilli i Evropës – Council of Europe”.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla, ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim të plotë në Këshillin e Evropës (KE).

Për PortaliD, Këshilli i Evropës kanë konfirmuar se e kanë pranuar kërkesën e shtetit të Kosovës për t’u anëtarësuar në këtë organizatë, por janë shprehur se nuk do të japin komente sa i përket vendimit se kur pritet të pranohet ose të mos pranohet Kosova.

Në një intervistë për Portali D, Besnik Hoti, ish-zëvendësministër i Punëve të Jashtme, ka thënë se, Republika e Kosovës, të enjten, ka bërë një hap më afër organizatës më të vjetër në kontinentin evropian.

Besnik Hoti, ish-zëvendësministër i Punëve të Jashtme

I pyetur se kush mund të aplikojë në Këshillin e Evropës, Hoti ka thënë se vendet që aspirojnë të anëtarësohen në këtë organizatë duhet të plotësojnë disa kritere.

“Në bazë të neneve tre dhe katër të statutit të Këshillit të Evropës, vendet që aspirojnë për t’u anëtarësuar në këtë organizatë duhet të plotësojnë kritere gjeografike dhe politike. Nga pikëpamja gjeografike, në Këshillin e Evropës mund të aderojë çdo shtet evropian, ndërsa në këndvështrimin politik, çdo vend që pranon parimet e sundimit të ligjit, garanton respektimin e të drejtave e lirive themelore të njeriut dhe që është i gatshëm të bashkëpunojë me vendet e tjera anëtare për realizimin e qëllimeve të Këshillit të Evropës”, ka thënë Hoti.

Ndër të tjera, ai ka shtuar se Republika e Kosovës i plotëson këto kushte dhe formalisht gëzon të drejtën të aplikojë për t’u anëtarësuar në KE.

Ndërsa i pyetur se ku qëndron gjeneza e kësaj aspirate të Kosovës për anëtarësim në KE, ai është përgjigjur se Kosova është pjesë e dy institucioneve të rëndësishme të KE-së, që nga viti 2013.

“Vlen të përmendim që Republika e Kosovës veç është anëtare e Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës që nga nëntori i vitit 2013 dhe Komisionit të Venecias, pra në dy institucione të rëndësishme të Këshillit të Evropës”.

Sipas tij, Kosova të enjten ka nisur rrugën e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, por duhet të ketë përkrahje nga të gjithë akterët relavantë brenda vendit, sepse një konsensus i fortë brenda vendit është faktor shumë me rëndësi gjatë shqyrtimit të procedurës për anëtarësim në KE.

Ndërsa, sa i përket procesit të aplikimit, lobimit, dhe plotësimit të procedurave të standardeve evropiane, ai është shprehur se primatin e punës e ka MPJD.

“Uroj që të ketë përgaditur mirë strategjinë e lobimit dhe planin e veprimit, sepse beteja sa ka filluar”, ka theksuar Hoti.

Ndërsa, sipas ish-ministrit të jashtëm, përfitimet e Kosovës me rastin e anëtarësimit në KE, do të jenë të shumta.

“Kosova do të anëtarësohet në një organizatë më të vjetër në Evropë dhe kjo do të ndikojë në fuqizimin e Kosovës në marrëdhëniet multilaterale”, është shprehur Hoti.

Sipas tij, do të bëhet edhe ngritja e imazhit të Kosovës në botë, duke e fokusuar Kosovën si vend që respekton të drejtat e njeriut, e kjo do të ndikonte që edhe organizatat tjera si Interpol dhe UNESCO të pranojnë Kosovën si anëtare të tyre.

Për këtë, ai ka thënë se do të ketë benefite edhe sa i përket anës së qytetarëve.

Sipas tij, qytetarët e Kosovës, çështjet e pazgjidhura në gjykatat vendore do të mund t’i kërkojnë në Gjykatën e Këshillit të Evropës.

Ndryshe, Këshilli i Evropës është një organizatë e shteteve evropiane, e themeluar më pesë maj 1949, për të arritur një bashkim më të madh midis vendeve anëtare mbi bazën e traditave të tyre të përbashkëta të lirisë politike.

Kjo organizatë ka 47 shtete anëtare dhe vepron me një buxhet vjetor prej rreth 500 milionë eurosh.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika