Hoti pyet Qeverinë se ku janë shpenzuar 8.63 miliardë euro

Ish-kryeministri Kosovës, Avdullah Hoti, ka shprehur shqetësimin e tij për “mungesën e transparencës” në shpenzimet e Qeverisë, duke pyetur se ku janë shpenzuar 8.63 miliardë euro gjatë tre viteve të fundit

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, e ka kritikuar Qeverinë për menaxhimin e buxheteve vjetore të tre viteve të fundit 2021, 2022 dhe 2023.

Hoti, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se janë shpenzuar në total 8.63 miliardë euro në këto tri buxhete, por sipas tij, nuk është bërë e qartë se ku janë harxhuar këto mjete.

Po ashtu, Hoti ka thënë se nuk janë ndërtuar projekte të reja infrastrukturore, si autostrada, ura, tunel, çerdhe, shkolla, apo spitale të reja gjatë tre viteve të qeverisjes së fundit.

Ai gjithashtu ka theksuar se pagat nuk janë rritur dhe as policët nuk i kanë marrë shtesat e rrezikshmërisë që ishin premtuar në shkurt të vitit aktual.

“As shenjë nuk shihet se ku janë harxhuar gjithë këto mjete. Nuk ka ndonjë autostradë të re, urë të re, tunel të ri, çerdhe, shkolla apo spitale të reja. Pagat nuk janë rritur. As policët nuk i kanë marrë shtesat e rrezikshmërisë nga shkurti i këtij viti”, ka shkruar ai në Facebook.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika