Hoti: Vazhdon privatizimi valë-valë

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se “vazhdon privatizimi valë-valë”, derisa ka dhënë disa dëshmi, të cilat, sipas tij, dëshmojnë mashtrimet

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se “vazhdon privatizimi valë-valë”.

“Mashtrimet po dalin në shesh çdo ditë. Për dhjetë vite shanin e akuzonin secilin për privatizim, me e pa të drejtë. I mashtronin qytetarët se do t’i vlerësojnë privatizimet, dhe do të themelojnë Fondin Sovran me asete të Agjencisë së Privatizimit. Sapo erdhën në pushtet, privatizimi po vazhdon valë-valë”, ka shkruar Hoti.

Hoti ka dhënë disa dëshmi, të cilat, sipas tij, dëshmojnë mashtrimet.

“Programi zgjedhor i VV-së, faqe 11: Agjencinë Kosovare të Privatizimit do të shuhet dhe asetet e saj do t’i kalojnë në pronësi Fondit Sovran”, ka thënë Hoti.

“Fjala e Kurtit në Kuvendin e Kosovës më 17.05.2021, në prezantimin e Programit Qeverisës 2021-2025: Agjencinë Kosovare për Privatizim do ta shuajmë dhe do ta transferojmë në agjenci brenda Qeverisë, e do të krijojmë Agjencinë Zhvillimore për udhëheqjen e politikave zhvillimore ndërmjet ministrive dhe agjencive të pavarura”, ka shtuar ish-kryeministri Hoti.

“Programi Qeverisës 2021-2025, faqe 9: Do të angazhohemi për krijimin e Fondit Sovran. Fondi Sovran do t’i marrë nën pronësi asetet strategjike të Republikës së Kosovës, për t’i valorizuar ato, për mundësimin e investimeve të jashtme dhe qasjen në tregje të huaja të kapitalit. Po ashtu, Fondi Sovran do ta ketë përgjegjësinë ekskluzive për investimet në rritjen e vlerës së Trepçës, KEK-ut, Telekomit dhe Postës. Si pasojë e kësaj, do të shuajmë Agjencinë Kosovare për Privatizim me anë të transferimit të saj në agjenci brenda Qeverisë”, ka theksuar ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Shija e redaktorit

Radio Dukagjini i’a qet “Pikën”

Radio Dukagjini po vjen me skemë të re programore. “Pikë”, është një ndër emisionet më të reja që do të filloj në kuadër të kësaj...

Më 30 mars në librarinë “Dukagjini” mbahet promovimi i librit...

Më 30 mars, e enjte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini” do të mbahet promovimi i librit “Pse s'ma ka thënë njeri më parë”, i...

Kosova dhe Izraeli ndajnë pikët; “Dardanët” nisin mbarë kualifikimet për...

Kosova pati një paraqitje solide në ndeshjen e parë të Grupit I në kualifikimet për “Euro 2024”. Në një ndeshje me emocione, Kosova arriti të...

Të fundit nga rubrika