Hovenier për planin evropian: S’besoj se paraqet vazhdimësi të status-quos

Ambasadori i ShBA-së, në Kosovë, Jeffrey Hovenier

Plani evropian, sipas ambasadorit të ShBA-së në Kosovë, nuk paraqet vazhdimësi të status-quos.

Disa nga elementet pozitive të marrëveshjes, Jeffrey Hovenier ka thënë se janë paprekshmëria e kufijve, respektimi i integritetit dhe sovranitetit territorial, zotimi lidhur me njohjen e ndërsjellë të dokumenteve dhe simboleve kombëtare, të kuptuarit e parimeve dhe qëllimeve të përcaktuara në Kartën e Kombeve të Bashkuara, siç janë respektimi i pavarësisë, autonomisë e integritetit territorial dhe të drejtës për vetëvendosje.

“Nuk besoj se marrëveshja paraqet vazhdimësi të status quo-s – kjo është pjesë e arsyes përse kemi punuar aq shumë për të parë këtë marrëveshje në parim për këto parime dhe kjo është pjesë përse do të punojmë po aq shumë për të parë zbatim efektiv të këtyre parimeve, përmes disa negociatave sfiduese që do të mbahen për planin e zbatimit. Por, jemi këtu për të mbështetur popullin dhe Qeverinë e Kosovës dhe pjesëmarrësit e tjerë në këtë gjë që ajo të funksionojë në mënyrë sa më efikase për arritjen e këtij vizioni të përbashkët”, ka thënë ai.

Sipas ambasadorit Hovenier, vizioni i ShBA-së për Kosovën është mbështetja për t’u integruar sa më shpejt në Bashkimin Evropian, dhe se plani evropian, sipas tij, e ndihmon këtë gjë.

“Vizioni ynë afatgjatë për Kosovën është i qartë. Shtetet e Bashkuara kanë qëndruar përkrah popullit të Kosovës që nga fillimi. Ne duam ta mbështesim Kosovën që të marrë vendin e saj – plotësisht – në familjen e shteteve evropiane. Kosova ka arritur përparim të madh, por puna ende vazhdon. Një vend plotësisht i integruar në strukturat euroatlantike ashtu siç është: shtet i vogël kah mesatar i Ballkanit Perëndimor që luan një rol të rëndësishëm globalisht dhe si partnere e afërt e Shteteve të Bashkuara. Mendoj se kjo marrëveshje na ndihmon që të arrijmë këtë”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika