Hovenier: Propozimi evropian është pako e përkohshme, qëllimi ynë afatgjatë është njohja reciproke

"Qëllimi afatgjatë i Shteteve të Bashkuara mbetet i njëjtë, dhe presidenti Biden dhe sekretari Blinken iu referuan atij sërish në mesazhet e tyre për Ditën e Pavarësisë, hiç më larg se muajin e shkuar, se përfundimisht e shohim këtë proces duke rezultuar në njohje të ndërsjellë", kështu ka deklaruar ambasadori Hovenier për dialogun Kosovë-Serbi

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, i ftuar në emisionin Debat Plus me Ermal Pandurin. Foto 1 mars 2023.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se propozimi evropian është lëvizje e rëndësishme në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, por është diçka e përkohshme.

Në emisionin “Debat Plus”, Hovenier ka thënë se ani pse ky propozim e bën situatën shumë më të favorshme në procesin e bisedimeve, qëllimi afatgjatë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është njohja reciproke që të rezultojë në fund të këtij procesi.

Ai, po ashtu, ka thënë se përkushtimi i ShBA-së në këtë drejtim as nuk është zbehur e as nuk është zvogëluar.

“Dua të them edhe se ky nuk është fundi; kjo nuk është marrëveshja e fundit; nuk mund të jetë. Kjo është pako e përkohshme. Kjo është lëvizje e rëndësishme përpara; sigurisht që e bën situatën shumë më të favorshme. Por, qëllimi ynë afatgjatë, qëllimi afatgjatë i Shteteve të Bashkuara mbetet i njëjtë, dhe presidenti Biden dhe sekretari Blinken iu referuan atij sërish në mesazhet e tyre për Ditën e Pavarësisë, hiç më larg se muajin e shkuar, se përfundimisht e shohim këtë proces duke rezultuar në njohje të ndërsjellë. Nuk po flasim që ajo të ketë në qendër njohjen eventuale të ndërsjellë, sepse ajo reflekton realitetin e gjendjes. Por, përkushtimi ynë ndaj kësaj, assesi nuk është zbehur apo zvogëluar”, ka deklaruar Hovenier.

Hovenier ka thënë se angazhimi ndërkombëtar është i fuqishëm për procesin e bisedimeve, madje siç është shprehur ai, në një nen të propozimit evropian thuhet se ekziston një komision i përbashkët të kryesuar nga BE-ja për monitorimin e zbatimit të marrëveshjes.

“Keni emisarë të posaçëm që angazhohen në mënyrë aktive që vërtet e shtyjnë këtë çështje përpara dhe do të vërë në pah se njëri nen i referohet një komisioni të përbashkët të kryesuar nga BE-ja për monitorimin e zbatimit të marrëveshjes”.

Ndër të tjera, ai ka theksuar mbështetjen në këtë proces edhe të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, presidentit francez, Emmanuel Macron dhe presidentit të Italisë, Sergio Mattarella.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika