Hoxha: Këto javë, Kosova do të jetë në thumb të presionit që ta zbatojë Asociacionin

Qeveria e Kosovës javëve në vijim do të përballet me një presion të shtuar nga ndërkombëtarët në mënyrë që të fillojë të zbatojë Asociacionin

Analisti Ylli Hoxha ka thënë se Qeveria e Kosovës javëve në vijim do të përballet me një presion të shtuar nga ndërkombëtarët në mënyrë që të fillojë ta zbatojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ku po diskutohet për raportet në mes të Kosovës dhe SHBA-ve dhe vendimin e BQK-së për ndalimin e dinarit, Hoxha ka thënë se çështja e dinarit nuk është thelbi i problemit.

“Qeveria e Kosovës në këto javë do të jetë në thumb të presionit të jashtëzakonshëm që Asociacionin të fillojë ta zbatojë unilateralisht. Konsideroj që dinari nuk është thelbi i problemit, por thelbi i problemit është tjetër kah. Deshifrohet nga takimi Rama-Blinken në formulimin e Ramës, i cili thotë se nga Kosova duhet t’i implementojë zotimet e veta qoftë edhe unilateralisht. Kjo është fjalia thelbësore me të cilin përshkruhet problemi”, tha ai.

Sulmi që i është bërë vendimit të BQK-së, sipas analisti Hoxha, ka qenë në masë të madhe prej ambasadorëve.

“A është ky vendim i duhur… është gjykuar pse nuk keni treguar që pensionet mund të rrezikohen nga kjo… e kanë sulmuar në procedurë vendimin. Tërheqja e BQK-së ka qenë plotësim i asaj kërkese, mbrojtje prej atij sulmi që ka ndodhur, por jo edhe plotësim i krejt kërkesës së ndërkombëtarëve lidhur me vendimin”.

Bashkësia ndërkombëtare e cila është e etur për një sukses në raport me Serbinë, sipas Hoxhës, do të bëjë në këto javë presion ndaj Kosovës që të ecë tutje me zotimet e veta.

“Në mënyrë që të lehtësohet sadopak marrëdhënia e saj me Serbinë me shpresën që Serbia të pranojë në fund gjitha aranzhmanin që ia kërkojnë rreth Kosovës”, shtoi më tej ai.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika