Hoxha: Zgjedhjet e jashtëzakonshme, të pashmangshme – çdo qeveri tani do të ishte pa sens politik

Juristi Valdet Hoxha ka deklaruar se vendi shumë shpejt mund të shkojë drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme, duke përjashtuar mundësinë e krijimit të një qeverie të re stabile.

Në emisionin FIVE, Hoxha tha se zgjedhjet pritet të mbahen para fundit të këtij viti, pasi sipas tij, “rruga është njëkahëshe dhe e pashmangshme”.

Ai shtoi se çdo përpjekje për krijimin e një qeverie të re “me mandat të shkurtër” nuk ka sens politik, pasi zgjedhja e presidentes pritet të ndodhë në muajt e parë të vitit të ardhshëm.

“Unë po besoj se zgjedhjet e jashtëzakonshme para vitit të ri do të jenë, është rrugë njëkahëshe  janë të pashmangshme kjo për shkak të vullnetit të zotit Kurtit, i cili të paktën me PDK nuk dëshiron ët diskutojë, pastaj për shkak të vullnetit të LDK që ka paralajmëruar një qeveri tranzitore që nuk ka kaluar. Dhe kushti tjetër nuk hynë në një qeveri ku nuk sigurohen edhe votat për presidentin, edhe kjo ka qenë para disa muajsh eventualisht pushteti do të ishte mbi një vit, tani çfarë logjike do të ketë nëse krijohet një qeveri e opozitës me 2.5 muaj mandat sepse kemi përfundimin e mandatit të presidentes në prill por që zgjedhja e saj do të bëhet dy muaj më herët. Pra nuk ka asnjë sens politik e as logjik që të kemi qeveri, aq më tepër kur jemi në balotazh dhe partia që do t’i ofrohet VV do ta rrezikojë seriozisht fitoren në balotazh”, ka deklaruar ai.

Sipas Hoxhës, LDK-ja mbetet partneri më i dëshirueshëm në skenën politike, por nuk pret që Vetëvendosje t’i ofrojë një marrëveshje PDK-së.

“Alternativa e vetme është mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në fund të vitit 2025,” përfundoi Hoxha.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika