Humolli: Vendimi i sotëm ishte zhgënjim, për veteranët vendosën votat e Listës Serbe

Deputeti i VV-së, Humolli ka thënë që vendimi i sotëm për votimin në parim të projektligjit për pagën minimale është në shpërputhje me çdo normë ligjore, sepse sipas tij, është e papranueshme, që të jetë vendimtare vota nga Lista Serbe, që të votohet ky ligj

Fatmir Humolli, deputet i VV-së

Fatmir Humolli, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje(VV), ka thënë që vendimi i sotëm për votimin në parim të projektligjit për pagën minimale, ka qenë në shpërputhje me çdo normë ligjore.

“Votimi i sotëm është zhgënjim”, ka thënë Humolli.

Sipas Humollit, detyra e VV-së ka qenë kthimi i besimit te qytetarët në shtetin e Kosovës, sidomos në këto ditë kur është festuar dita e çlirimit, siç thotë ai të goditet kategoria e veteranëve të luftës, që kanë sakrifikuar jetën për këtë vend, është zhgënjyese.

I ftuar në “Debat Plus”, Humolli ka thënë se ende nuk ka marrë ndonjë vendim të formës së prerë sa i përket kësaj situate që ka ndodhur në partinë e tij, në VV.

“Kam hyrë në këtë parti si deputet i pavarur, dhe pa diskutim që nuk marr një vendim të formës së prerë, situata nuk është mirë, ende jam deputet i listës VV, nuk e di çka do të vendos për më tutje”, ka shtuar ai.

Sipas tij ky vendim është në shpërputhje me cdo normë ligjore, sepse sipas tij, është e papranueshme, që vendimtare të jetë vota nga Lista Serbe, që të votohet ky ligj.

“Është gabim i madh dhe e papranueshme, që të jetë vendimtare vota e Listës Serbe, për të goditur kategorinë e veteranëve”, ka theksuar Humolli.

“Kanë qenë 68 vota për, lista serbe i ka 10 deputetë, të 10-tët kanë votuar, nuk ka pas mundësi të ketë kourum VV-ja me 58 deputetë”, ka përfunduar Humolli.

Hoxha: Ngritja e pagës minimale, vendim i duhur

Ndërsa për këtë projektligj, analisti Ylli Hoxha, ka thënë se ky votim i sotëm, ka qenë një premtim elektoral, dhe është një ecje në drejtim të duhur, sepse sipas tij një pjesë e madhe e punës për këtë shoqëri është kryer duke siguruar një minimum të hyrash që nuk kanë qenë më herët.

Sipas Hoxhës, ky votim i sotëm, është progres i Qeverisë, sepse një numër i konsiderueshëm në sektorin privat janë lajmëruar që punojnë me pagë minimale.

Por ai ka shtuar se shkëputja e veteranëve nga ky projektligj e ka zanafillën më herët.

“Qeveria ka problem në interpretimin përmbajtjësor, e mund të ketë të drejtë në interpretimin ligjor, sepse përmbajtësisht kur është aprovuar ligji për veteranët, kanë rënë dakord për pagën minimale”, ka thënë Hoxha.

Analisti, Ylli Hoxha

Sipas tij, edhe kërkesa e veteranëve për rritje të pagës minimale, është legjitime dhe e drejtë, por nuk duhet të ketë ndërlidhje ligjore njëra me tjetrën.

“Mendoj që ka ndonjë arsye, sepse Qeveria ka të drejtë çdo vit të rritë pagën minimale e edhe veteranët, të kërkojnë rritje, por duhet të sfidojnë listën e veteranëve për arsye praktike”, ka shtuar Hoxha.

Ai ka thënë ndër të tjera që listat e veteranëve janë të fryera, dhe duhet të ketë pastrim të kësaj liste.

Sipas tij, kjo listë e veteranëve e ka zanafillën në institucione.

“Shoqatat e veteranëve kanë kërkuar që të ketë pastrim të listave, sepse ka parregullësi, këtë listë e kanë rregulluar Qeveria, është problem institucional”, ka thënë ai.

Humolli: Kam hyrë në listën e VV-së pas kërkesës së Albinit dhe Liburnit

“Kam hyrë në listën e VV-së, pasi më kanë ftuar kryeministri, Albin Kurti dhe ministri Liburni, kam pasur tri kushte, për të krijuar tre fshatra prodhuese, Kosova ka nevojë për një miliardë euro investime në bujqësi, nuk dëshirojnë të marrin ide”, ka thënë Humolli.

Ndërsa dy kushtet e tjera sipas tij, kanë qenë që mos të ketë arrogancë ndërshqiptare dhe kushti i tretë, sipas tij ka qenë që shteti t’i respektojë qytetarët e vet.

Sipas tij, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është arrogante me çështjen e shqiptarve, po ashtu edhe ministri i Financave, Hekuran Murati.

Ndër të tjera, ai ka thënë, se edhe pse sot janë goditur veteranët e luftës, këto goditje vetëm e forcojnë një ushtar që ka sakrifikuar e luftuar për këtë vend.

Ndryshe, të martën e 14 qershorit, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar në parim Projektligjin për Pagën Minimale.

Pro votuan 68 deputetë, kundër nuk kishte e abstenuan gjashtë.

Nga komunitetet, deputetët e Listës Serbe votuan pro, kurse abstenuan ata të grupit multietnik.

Projektligji u miratua mes akuzash ndërmjet pushtetit e opozitës, dhe forcave të shtuara policore brenda dhe jashtë Kuvendit.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika