I jepet lamtumira e fundit 7-vjeçares që humbi jetën në Himarë

I jepet lamtumira e fundit Jonada Avdias që humbi jetën tragjikisht nga goditjet me skarf të martën e 2 gushtit

Pamje nga ceremonia e varrimit të 7-vjeçares, Jonada Avdia

Gjatë të mërkurës së 3 gushtit është përcjellë për në banesën e fundit 7-vjeçarja Jonada Avdia.

Gjatë kësaj ceremonie shumë njerëz shkuan për të ngushëlluar familjarët e 7-vjeçares.

Për shkak të situatës së rëndë emocionale të familjarëve të Jonada Avdias një autoambulancë ka mbërritur pranë familjarëve në rast nevoje.

Kujtojmë se 7-vjeçarja ka humbur jetën të martën e 2 gushtit në Himarë të Vlorës, pasi është goditur nga një skaf rreth orës 14:00 në Plazhin e Potamit.

Fëmija ishte duke u larë në det, aty është përplasur nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i tij është prerë nga helikat.

Drejtuesi i skafit është shefi i policimit në komunitet në Elbasan, i identifikuar si Arjan Tase. Ai është shoqëruar në polici ku drejtuesi i prokurorisë, Aurel Zarka ka urdhëruar arrestimin e tij.

Arrestohet punonjësi i Policisë së Shtetit për vrasjen e shtatëvjeçares në Himarë

Të enjten mbahet protestë për vdekjen tragjike të fëmijës në Himarë

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika