Idrizi për kërkesën e ministrit Murati: Duhet të themelohet një akt juridik që lejon faljen e tatimit në pronë

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi për kërkesën e ministrit të Financave, Hekuran Murati që komunat të japin nga 100 euro për secilin tatimpagues për pronë për vitin aktual, ka thënë se nuk është zgjidhje e duhur nëse ju falen 100 euro qytetarëve, sepse sipas tij, “kjo qasje në njëfarë mënyre sikur po na mëson qytetarët të presin qe t’iu falim gjdoherë diqka”

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi

Kërkesa e ministrit të Financave, Hekuran Murati që komunat të japin nga 100 euro për secilin tatimpagues për pronë për vitin aktual ka ngjallur polemika të shumta.

Kryetari i Komunës së Vushtrrise, Ferit Idrizi, për këtë çështje ka thënë se kjo komunë, normën e tatimit në pronë e ka më të ulëtën nga të gjitha komunat tjera.

Idrizi në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini ka thënë se duhet të themelohet një akt juridik që lejon faljen e tatimit në pronë.

“Bazuar në ligjin për tatimin në pronë ajo komponentë që na takon neve, norma e tatimit në pronë është 15 për qind. Ndërkaq tatimin në pronë dhe tatimin në zona e ka percaktuar Ministria e Financave, dhe kjo është një rritje enorme”, ka thënë Idrizi.

Idrizi ka thënë se kjo gjendje e ka vështirësuar situatën sepse sipas tij, varfëria nëpër të cilën po kalon shoqëria jonë do t’i godas shtresat më të varfëra.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë ka shtuar se duhet të ndërtohet një sistem funksional që është në harmoni me ligjet e Republikës së Kosovës dhe në përputhje me standardet e qytetarëve të Kosovës.

Ai ka theksuar se nuk është zgjidhje e duhur nëse ju falen 100 euro qytetarëve, “kjo qasje në njëfarë mënyre sikur po na mëson qytetarët të presin qe t’iu falim gjdoherë diqka”.

Pasi ministri Murati ka thënë se rritja e çmimeve të tatimit në pronë ka ardhur nga nje ligj i miratuar ne vitin 2018, Idrizi ka potencuar se kjo nuk mund të justifikohet për mosveprimet e tij në interes të qytetarëve.

“Kjo qeveri duhet të zhvilloj politika te reja, duhet t’i ridraftoj ligjet dhe t’i ndryshoj ligjet që bëhen pengesë për zhvillimin shoqëror e ekonomik”, ka deklaruar Idrizi duke shtuar se komunat nuk mund të falin tatimin në pronë sepse është përgjegjësi e drejtëpërdrejtë e Minstrisë së Financave.

 

Murati sugjeron që komunat t’ua falin 100 eurot e para secilit tatimpagues, opozita e kundërshton

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika