IHK: Vërshimet pritet të vazhdojnë edhe ditëve në vijim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar qytetarët se vërshimet të cilat janë paralajmëruar të ndodhin, pritet të vazhdojnë edhe ditëve në vijim

Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar qytetarët të enjten e 19 janarit, se vërshimet pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim.

Ndërsa është theksuar se pritet që prurjet e lumenjve të shkaktojnë vërshime apo përmbytje.

“Situata e vështërsuar hidrometeorologjike, pritet që të vazhdojë dhe gjatë ditëve në vijim, prandaj edhe nivelet dhe prurjet e lumenjve, pritet të ngriten dhe të shkaktojnë vërshime/përmbytje”, thuhet në njoftimin e IHK-së.

Në njoftimin e IHMK, bëhet e ditur se ditëve të fundit, si pasojë e reshjeve të shiut në pjesën perëndimore, veriperëndimore dhe veriore të Kosovës, disa lumenj kanë shkaktuar vërshime.

Ndërsa, në anën tjetër, thuhet se ka pasur edhe përmbytje të lokalizuara lumore, të cilat kanë shkaktuar probleme si rrëshqitje e dheut, mbyllje e kanalizimeve dhe vështirësi të qarkullimit e përmbytje të tokave bujqësore.

“Njoftimi: Si pasojë e reshjeve të shiut gjatë ditëve të fundit, sidomos në pjesën perendimore, veroperendimore dhe veriore të Kosovës, disa lumenj kryesisht ata me karakter të rrëkeve, kanë paraqitur disa vërshime të shpejta, ndërsa nëpër disa segmente të lumenjve kryesorë janë shkaktuar edhe përmytje të lokalizuara lumore, të cilët mund të kenë shkaktuar vështirësi dhe probleme, si në rrëshqitje të dheut, mbyllje të kanalizimeve dhe vështirësi të qarkullimit, por edhe përmbytje të tokave bujqësore”.

Ndër të tjera, IHK ka bashkëngjitur grafikën e sasisë së reshjeve nëpër disa stacione automatike meteorologjike të Kosovës dhe situatën e lumenjve gjatë ditës së enjte të 19 janarit.

Sasia e reshjeve nëpër disa stacione meteorologjike të Kosovës, publikuar nga IHK
Situata hidrologjike në disa nga lumenjtë kryesor të Kosovës me datë 19 janar 2023

Nga IHK për RTV Dukagjinin ka folur të martën e 17 janarit, Bashkim Kastrati, i cili thekson se kanë informuar me kohë institucionet dhe komunat për vërshimet në mënyrë që ata t’i ndërmarrin masat e duhura.

Një njoftim i tillë sipas Kastratit erdhi pasi është parashikuar që vërshimet e kësaj jave të shkaktojnë vështirësi të shumta.

Kastrati nga IHK: Ne kemi informuar me kohë për vërshimet që mund të ndodhin, qendrat regjionale ndërmarrin masat

Vlen të theksohet, se të hënën e 16 janarit, IHK kishte paralajmëruar qytetarët se gjatë të martës dhe të mërkurës pritet të ketë reshje me intensitet mesatar deri më të lartë dhe ndër zonat më të rrezikuara për përfshirje nga vërshimet ishin ato të Dukagjinit, përfshirë këtu Pejën, Gjakovën, Junikun, Klinën, Deçanin, Prizrenin e Zubin Potokun.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika