IKD: Numri i lëndëve të pazgjidhura në fushën civile është dyfishuar

Raporti i IKD-së tregon dyfishim të numrit të lëndëve të pazgjidhura në departamentin e drejtësisë civile të Kosovës në vitin 2022

Prishtinë– Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Zbatimit të Ligjit (INL) dhe NED-it, të mërkurën, ka mbajtur konferencë për media, gjatë së cilës është publikuar raporti: “Drejtësia civile 2022”, gjetjet e të cilit tregojnë se numri i lëndëve të pazgjidhura në fushën civile është dyfishuar.

Ky raport është rezultat i monitorimit të drejtpërdrejtë dhe sistematik që IKD-ja i ka bërë drejtësisë civile në Kosovë gjatë vitit 2022, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Hulumtuesja i e IKD-së, Aurela Mërlaku, tha se viti 2022 ka shënuar rekord të ngritjes së numrit të lëndëve të pazgjidhura të cilat barten vit pas viti, me 99 mijë e 407 lëndë të pazgjidhura.

Sipas saj, numri i gjykatësve për të trajtuar lëndë kontestimore gjatë vitit 2022 ka qenë 107, derisa numri i lëndëve të zgjidhura ka qenë 25 mijë e 632. Kjo i bie se secili gjykatës në mesatare brenda një viti ka zgjidhur 239.5 lëndë përkundër detyrimit nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës që çdonjëri prej tyre është i obliguar t’i zgjidhë 329 lëndë brenda vitit.

‘‘Mesatarja e përgjithshme e kohëzgjatjes së lëndëve gjyqësore qartazi flet për një trajtim të lëndëve gjyqësore civile brenda një afati jo të arsyeshëm kohor”, tha Mërlaku në konferencë.

Në vazhdim ajo tha se sipas të dhënave të KGJK-së, gjykata më e ngarkuar me lëndë del të jetë ajo e Prishtinës, ndërsa gjykata më e pak e ngarkuar del të jetë Gjykata Themelore në Mitrovicë, dega në Zubin Potok.

Në anën tjetër, hulumtuesja ligjore e IKD-së, Nuraje Bllaca, tha se IKD-ja ka gjetur se në përgjithësi ka mungesë të zbatimit të Ligjit për Mbrojtje nga Diskriminimi.

‘‘Përkundër faktit se në padi të ndryshme ngritet pretendimi për diskriminim, paditë nuk ngriten në bazë të këtij ligji, me kërkesën për të konstatuar ekzistimin e ndonjë prej formave të diskriminimit’’, tha ajo.

Kurse, lidhur me mesataren e kohëzgjatjes nga dita e parashtrimit të padisë e deri te marrja e një vendimi nga ana e gjykatës për këto raste, Bllaca tha se rezulton të jetë 3 vjet e 1 muaj.

Komunikata e plotë:

“Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Zbatimit të Ligjit (INL) dhe NED-it, të mërkurën, ka mbajtur konferencë për media, gjatë së cilës është publikuar raporti: “Drejtësia civile 2022”, i cili raport është rezultat i monitorimit të drejtpërdrejtë dhe sistematik që IKD i ka bërë drejtësisë civile në Kosovë gjatë vitit 2022.

Hulumtuesja i e IKD-së, Aurela Mërlaku, tha se në mënyrë kronologjike, që nga viti 2018 e deri në fund të vitit 2022, numri i lëndëve të pazgjidhura është rritur në vazhdimësi,  dhe përderisa në vitin 2021 kanë qenë gjithsej 85,087 lëndë të pazgjidhura të cilat janë bartur në vitin pasues, viti 2022 ka shënuar rekord të ngritjes së numrit të lëndëve të pazgjidhura të cilat barten vit pas viti, me 99,407 lëndë të pazgjidhura. Ajo shtoi se në trajektoren e ngritjes të numrit të lëndëve të pazgjidhura, rolin primar e ka ngritja eksponenciale e numrit të lëndëve të pranuara, ku në vitin 2022 janë pranuar 40,826 lëndë.

Sipas saj, numri i gjykatësve për të trajtuar lëndë kontestimore gjatë vitit 2022 ka qenë 107, derisa numri i lëndëve të zgjidhura ka qenë 25,632. Kjo i bie se secili gjykatës në mesatare brenda një viti ka zgjidhur 239.5 lëndë përkundër detyrimit nga KGJK që çdonjëri prej tyre është i obliguar t’i zgjidh 329 lëndë brenda vitit.

Po ashtu, Mërlaku ka theksuar se ka theksuar se për të marrë epilog një lëndë civile, vetëm në shkallë të parë, qytetarët duhet të presin gjithsej 3.8 vite kurse, mesatarja e kohëzgjatjes së trajtimit të lëndëve nga Gjykata e Apelit është 1.7 vite.

‘‘Mesatarja e përgjithshme e kohëzgjatjes së lëndëve gjyqësore qartazi flet për një trajtim të lëndëve gjyqësore civile brenda një afati jo të arsyeshëm kohor”, tha më tej e njëjta gjatë konferencës për media.

Në vazhdim ajo tha se sipas të dhënave të KGJK-së, gjykata më e ngarkuar me lëndë del të jetë ajo e Prishtinës me një total prej 32 mijë e 453 lëndë, ndërsa gjykata më e pak e ngarkuar del të jetë, Gjykata Themelore në Mitrovicë, dega në Zubin Potok me gjithsej 39 lëndë në punë

Në anën tjetër, hulumtuesja ligjore e IKD-së Nuraje Bllaca tha se IKD ka gjetur se në përgjithësi, ka mungesë të zbatimit të Ligjit për Mbrojtje nga Diskriminimi.

‘‘Përkundër faktit se në padi të ndryshme ngritet pretendimi për diskriminim, paditë nuk ngriten në bazë të këtij ligji, me kërkesën për të konstatuar ekzistimin e ndonjë prej formave të diskriminimit’’, tha ajo.

Tutje, ajo bëri të ditur se për qëllime të raportit janë analizuar 20 aktgjykime të kësaj natyre, ku në tri raste, gjykata nuk e ka cekur bazën ligjore mbi të cilën është refuzuar kërkesëpadia për pretendimet lidhur me diskriminim ndërkaq, vërehet se gjykata edhe në rastet e aprovimit të kërkesëpadisë në dy raste nuk ka cekur fare bazën ligjore mbi të cilën është pranuar pretendimi për diskriminim, se në nëntë raste të tjera, gjykata nuk është lëshuar në bazë konkrete por vetëm është thirrur në nenin 5, paragrafi 1 të Ligjit të Punës kurse, në gjashtë raste gjykata specifikisht ka përmendur bazën juridike të diskriminimit me rastin e vendimmarrjes.

Kurse lidhur me mesataren e kohëzgjatjes nga dita e parashtrimit së padisë e deri tek marrja e një vendimi nga ana e gjykatës për këto raste, ajo tha se rezulton të jetë 3 vite e 1 muaj.

Bllaca theksoi edhe për nivelin jo të mjaftueshëm të zbatimit të Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve, ku nga përgjigjet e pesë Gjykatave Themelore dhe degët e tyre, dëshmohet se nuk kanë pranuar apo trajtuar asnjë rast lidhur me çështjen e të drejtave të sinjalizuesve.

Po ashtu, Bllaca tha se bazuar në analizën e 20 aktgjykimeve pronësore, del se mesatarja e kohëzgjatjes së trajtimit të lëndëve lidhur me çështjet pronësore në shkallë të parë është 9 vite e 3 muaj.

Tutje ka thënë se sa i përket ndërmjetësimit si mënyrë alternative e zgjidhjes së kontesteve, IKD gjen se viti 2022 ka një trend të theksuar pozitiv, kjo pasi gjykatat në këtë procedurë kanë referuar gjithsej 4,269 raste për këtë vit”./ BetimipërDrejtësi

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika