IKShPK-ja bën thirrje për kujdes në ushqim shkaku i temperaturave të larta

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKShPK) u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes në ushqimin që konsumojnë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes në ushqimin që e konsumojnë.

IKShPK-ja, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se kujdesi për ushqimin gjatë temperaturave të larta verore është nevojë e shëndetit dhe e mirëqenies njerëzore.

“Në ditët me temperatura të larta, është shumë e rëndësishme që të kujdesemi për sigurinë e ushqimit që e konsumojmë. Përmes ruajtjes dhe përgatitjes adekuate të ushqimit mund të parandalojmë rritjen e baktereve; ruajmë freskinë e ushqimit; shmangim helmimet përmes ushqimit; i ruajmë vlerat ushqyese të tij dhe mundësojmë të zgjatet afati i përdorimit të ushqimit”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.

Kjo thirrje e IKShPK-së u bë për shkak të temperaturave të larta që po mbizotërojnë në vend.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika