Incident në stacionin policor në Prishtinë, arrestohet polici që dyshohet se sulmoi kolegun

Një incident i rëndë ka ndodhur sot pasdite brenda hapësirave të Stacionit Policor “Jugu” në Prishtinë, ku dyshohet se një zyrtar policor ka sulmuar fizikisht kolegun e tij gjatë orarit të punës.

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) janë njoftuar menjëherë pas incidentit dhe kanë ndërmarrë veprime hetimore në vendin e ngjarjes. Si rezultat, një zyrtar policor është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Sulm”.

Sipas njoftimit të IPK-së, arrestimi është bërë në përputhje me vendimin e prokurorit përgjegjës, i cili ka urdhëruar masën e ndalimit për 48 orë ndaj të dyshuarit.

Po ashtu, IPK ka rekomanduar suspendimin e zyrtarit policor të përfshirë, në përputhje me autorizimet ligjore dhe në interes të hetimit.

Hetuesit e IPK-së, në koordinim të vazhdueshëm me Prokurorinë, pritet të ndërmarrin veprime të tjera hetimore për të zbardhur tërësisht rrethanat e këtij rasti.

Inspektorati Policor i Kosovës thekson përkushtimin për të trajtuar me seriozitet çdo sjellje të kundërligjshme të zyrtarëve të rendit, në funksion të forcimit të integritetit dhe besueshmërisë së Policisë së Kosovës./Telegrafi

Shija e redaktorit

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Osmani kërkon interpretim nga Kushtetuesja për moskonstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar sqarim juridik lidhur me situatën pas përfundimit të afatit kushtetues...

Të fundit nga rubrika