INPO: Për tre muaj u nënshkruan 108 kontrata sekrete, kërkohet hetim

Atë çfarë po e ngrit si shqetësim prej kohësh opozita, shoqëria civile e kanë dokumentar. Iniciativa për Progres përmes një publikimi kanë konfirmuar se brenda tre muajve të parë të vitit 2024, janë nënshkruar 108 kontrata përmes procedurës së negociuar pa publikimin e njoftimit për kontratë, me një vlerë totale që kap më shumë se 30 milionë euro

Ilustrim

Telekomi i Kosovës, Korporata Energjetike e Kosovës, Ministria e Mbrojtjes e Ministria e Infrastrukturës,  janë disa nga institucionet e Kosovës, sipas Iniciativës për Progres prijnë me nënshkrime të  kontratave një burimore në tre muajt e parë të vitit 2024.

Sipas kësaj organizate janë nënshkruar 108 kontrata përmes procedurës së negociuar pa publikimin e njoftimit për kontratë, me një vlerë totale që kap vlerën e më shumë se 30 milionë eurove.

Arbër Kabashi-INPO tha se “Gjatë tre mujorit të parë të vitit 2023, autoritetet kanë nënshkrua 85 kontrata ndërsa në tre mujorin e  parë të 2024 ka një rritje nga 85 në 108 kontrata,  ndërsa për nga vlera ka një ulje nga 84 milion euro në 30 milion euro. Kontrata që kanë të bëjnë më sigurim fizik të objekteve janë kontratat që janë më të atakuar në OSHP dhe janë kontratat që bëhen nga autoriteti kontraktues më procedurë të përshpejtuar”.

Ish-ministrja e Financave tani deputete e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se dokumenti i punuar nga INPO tregon më së miri keqpërdorimet me paranë publike e korrupsionin që sipas saj po bënë qeverisja aktuale

Akuza të njëjta kanë edhe nga Partia Demokratike e Kosovës.

Hykmete Bajrami-Deputete e LDK-së tha “ Ligji i’a mundëson opozitës që përmes 40 nënshkrimeve të themelojë komisionin hetues parlamentar,  do të bëjmë një tentativë të tille pastaj do të shohim hapat e radhës. Do të ishte e befasuar në qoftë se Prokuroria deri më tani nuk është duke u marrë më këto gjera”.

Ferat Shala-Deputet i PDK-së tha se “ Qeveria duhet të shkoj urgjentisht në zgjedhje të parakohshme. Qeveria e mazhorances tashmë është e dominuar nga grupet e interesit dhe shkalla e lart e korrupsionit. Konsideroj që opozita duhet sa më shpejt edhe një herë të kërkoj nga Kryeministri që vendi të shkoj në zgjedhje, pasi ai,  nuk e  ka aftësinë të ndërpres këtë dukuri të korrupsionit”.

Iniciativa për Progres po ashtu ka ngritur shqetësimin e mos kompletimit të bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, gjë që sipas tyre po lë hapësirë që të ngritet numri i kontratave një burimore.

 

Shija e redaktorit

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës Muhamet Hyseni zyrtarizohet tek AC...

Të verdhit e rrezikshëm siç njihen në futbollin danez “AC Horsens” kanë arritur të bëjnë goditje të rëndësishme për afatin e ri kalimtar të...

Fermeri 74 vjeçar i shtëpisë së të moshuarve e funksionalizon...

Domate, speca, tranguj, kunguj e plot lloje të tjera perimesh janë të gjeturat e stinës në këtë serrë, mu në zemër të kryeqytetit. Ajo gjendet...

Shefja e katalunasve në Parlamentin e Spanjës: S’do të ndalemi...

Partia katalunase “Junts per Catalunya” kanë marrë një iniciativë në Parlamentin e Spanjës për t’i kërkuar Qeverisë së Spanjës njohjen e pavarësisë së Kosovës...

Të fundit nga rubrika