Interesohen për targat RKS, por pak serbë i marrin ato

Nga Qendra për Regjistrimin e Automjeteve në Mitrovicë, e kanë informuar Televizionin Dukagjini se një numër i konsiderueshëm i serbëve janë interesuar në këtë qendër për procesin e kalimit të targave nga ilegale në RKS. Megjithatë, deri sot kur ka nisur afati për këtë zëvendësim të targave, pak prej tyre e kanë ndërmarrë këtë veprim

Ilustrim

Vetura me targa të tilla “KM”, pritet që shumë shpejtë të mos shihen rrugëve të Kosovës.

Pronarët e veturave të tilla, kanë edhe 60 ditë kohë, për t’i kthyer këto regjistrime në RKS.

Në orët e para të së enjtes, afati për ta bërë këtë veprim ka nisur.

E interesimi, sipas udhëheqëses së Qendrës për Regjistrimin e Automjeteve në Mitrovicë, Ardita Ademi Istrefi është i lartë.

“Interesimi në këtë qendër dhe në të gjitha qendrat e regjistrimit të automjeteve ka qenë shumë i madh, edhe procesi i tejkalimit është mjaft i lehtë në qendrat tona… Procedurat janë shumë të lehta, për atë arsye nuk e besoj edhe se do të kemi vështirësi gjatë procesit”, ka thënë Istrefi.

Megjithatë, televizioni ka mësuar se përkundër interesimit, numri i atyre që i kthyen targat nga ilegale, në legale RKS, ishte i vogël.

Të dhënat nuk i ka bërë akoma publike Ministria e Punëve të Brendshme.

E gjatë ditës, kryeministri Albin Kurti, ka bërë përsëri thirrje që të hiqet dorë nga përdorimi i targave ilegale.

“Konvertimi dhe regjistrimi i automjeteve me targa “RKS”, i shërben rendit publik, ligjik dhe sigurisë. Targat e lëshuara nga Seriba, PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” dhe “ĐA”, janë trashëgimi e regjimit të Millosheviqit”, ka thënë Kurti.

Për të përfunduar i gjithë ky proces, Bashkimi Evropian i ka kërkuar kohë të mjaftueshme Kosovës.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika