IPK gjen shkelje në procedimin e rasteve me narkotikë nga hetuesit policorë

Në Drejtoritë e hetimit të Narkotikëve në Gjakovë dhe në Prizren është gjetur se hetuesit e disa rasteve kanë keqpërdorur detyrën e tyre duke mos raportuar siç e parasheh ligji tek Prokuroria përkatëse. Gjetje interesante ka publikuar Inspektorati Policor i Kosovës pas një hetimi të jashtëzakonshëm.

Inspektorati Policor i Kosovës

Në rast të një ngjarje ku për detyrë e ka të ndërhyjë Policia e Kosovës, përgjegjësia për hetim të këtij rasti i bie një zyrtari policor, respektivisht hetuesit.

Hetuesi bën pastaj administrimin e provave dhe dosjeve në drejtim të Prokurorisë përkatëse.

Inspektorati Policor pikërisht për këtë ka pranuar informacione se ka pasur abuzime në trajtimin e disa rasteve nga ana e hetuesve policor.

Sidomos në rajonin e Prizrenit dhe Gjakovës prandaj dhe ka nisur një hetim të jashtëzakonshëm.

Në theks të veçantë ky hetim është kryer në Drejtorinë e Hetimit për Narkotikë dhe kishte disa gjetje por megjithatë IPK-ja të njëjtat i ka cilësuar vetëm si dobësi e nuk ka marr asnjë veprim tjetër.

Inspektorati ka gjetur që ka pasur raste për të cilat Prokuroria është detyruar t’i mbyll hetimet, ani se për të njëjtat raste hetuesi nuk i ka bartur provat e mjaftueshme pavarësisht që i ka poseduar.

“Nuk janë ndërmarrë veprime të mjaftueshme hetimore në zbatim të autorizimeve policore që kryesisht lidhen me zbatimin e masave të fshehta të hetimit dhe vëzhgimit, si dhe intervistimit të palëve të përfshira duke dështuar kështu në hetimin efikas dhe efektiv të rasteve. Një pjesë e dëshmive që lidhen me një numër rastesh janë hasur jashtë Dhomës së dëshmive në Prizren, të mbetura në një nga zyrat e njësisë për narkotikë pa ndonjë proces të dokumentuar të pranim-dorëzimit të tyre dhe ne kundërshtim me Procedurat Standarde të Operimit”.

Madje, Inspektorati ka gjetur që në Departamentet e Hetimit për Narkotikë në Prizren dhe Gjakovë nuk kanë poseduar fletë konfiskimi ndonëse kanë kryer konfiskim.

“Nga 46 mostra të inspektuara në Prizren, 16 prej tyre nuk kanë vërtetime mbi konfiskimin e sendeve, 11 mostra nuk e kanë listën e evidencës së dëshmive dhe 14 mostra nuk kanë të bashkëngjitur fotografi mbi dëshmitë e konfiskuara. E nga 18 mostra të inspektuara, në Gjakovë, 5 prej tyre nuk kanë Listën e Dëshmive”, thuhet më tej në raport.

Pikërisht për këto gjetje dhe disa të tjera të përfshira në një raport të detajuar, Inspektorati Policor u ka rekomanduar Shefave të Njësive për Narkotikë në Gjakovë dhe Prizren të bëhen kontrolle mbi hetuesit gjatë kryerjes së punës së tyre.

Të gjitha rekomandimet e IPK-së kanë pasur përgjigje nga Policia e Kosovës dhe është thënë që plani i veprimit do të nisë menjëherë.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika