Ish-kryeministri i Suedisë, për tensionet në veri të Kosovës: Kështu është normalisht Ballkani

Ish-kryeminsitri i Suedisë, dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme të Suedisë, Carl Bildt, ka komentuar situatën në mes Kosovës dhe Serbisë. Ai ka thënë se nuk është diçka për tu shqetësuar pasi kështu është normalisht Ballkani

Carl Bildt, ish-kryeministër i Suedisë

Carl Bildt, ish-kryeministër i Suedisë, ka ndarë perspektivën e tij mbi politikën evropiane.

Ai ka folur rreth situatës së në mes të Kosovës dhe Serbisë, ai është pyetur nga mediumi njujorkez GZERO se a është fillimi i diçkaje më shumë se ajo çka shohim në terren.

Blidt ka thënë se kjo situatë është një vazhdimësi e vështirësive që kanë qenë aty.

“Është një vazhdimësi e vështirësive që kanë qenë aty. Zbatimi i një marrëveshjeje është nja dy vite më parë si për targa ashtu edhe për një asociacion të komunave serbe të Kosovës. Dhe gjithashtu përkon me përpjekjet e BE-së dhe SHBA-së për të pasur një zgjidhje më të qëndrueshme të problemit. Nuk pres një përparim të menjëhershëm. Nuk pres ndonjë përshkallëzim të menjëhershme. Kështu është normalisht Ballkani”, ka thënë Bildt.

Ai gjithashtu ka komentuar çlirimin e Khersonit dhe tërheqjen e trupave ruse nga ky qytet.

“Dua të them se ai humbi, së pari, betejën për Kievin menjëherë pasi nisi pushtimin e tij. Pastaj ai humbi betejën për Kharkiv, qyteti i dytë më i madh ukrainas. Dhe tani ai humbi qytetin absolutisht kyç të Khersonit, ku kishte thënë edhe se ishte një dalje në Rusi. Ai mungon totalisht në këtë çështje në mediat ruse, duke ia fajësuar të gjitha ushtrisë, por është një pikë kthese në luftë. Shume e madhe. Më shumë për të ardhur”, ka shtuar Blidt.

Rohde për tensionet në veri: Absurde të rrezikosh një konfrontim për targat ndërkohë që Rusia po zhvillon një luftë

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika