Ish-partiakja e Kurtit, Aida Dërguti dyshon se mund të ketë një pajtim për themelimin e “Zajednicës”

Injorimi i kryeministrit, Albin Kurit për të folur për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe e në mbledhjen e kryesisë se LVV-së, kanë ngjallur dyshime të ish-anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti, ku ka thënë se mund të këtë një dakordancë për themelimin e Zajednicës

Ish-deputetja e VV-së, Aida Dërguti

Ish-nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti, ka komentuar fjalimin e Albin Kurtit, të cilin e kishte mbajtur para kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas Dërgutit, fjalimi i Kurtit kishte nisur prej vitit 2018 edhe jo nga 2013, fliste për atë si e ka ndalë shkëmbimin e territoreve, por jo për ndalimin e themelimit të asociacionit.

“Nuk e përmendi për asnjë monument çështjen e ‘Zajednicës’ e cila është histori e LVV-së, pra kundërshtimi i demarkacionit”, ka deklaruar Dërguti.

Sipas saj, mos përmendja nga Kurti e asociacionin në fjalimin e tij para Kryesisë së LVV-së, lë hapësirë për të dyshuar se mos është pajtuar ai që të themelojë Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe në Kosovë

“Ka gjasë të ketë një pajtim për ‘Zajednicën’, dhe pse rezervohem që të mos flasim për çështjen e dialogut, sepse nuk ka pasur kurrë kaq shumë mungesë të transparencës rreth dialogut”, ka sqaruar Dërguti.

Më 14 shkurt nga një listë garuese kanë marrë 3 pozita kryesore të shtetit siç është presidentja, kryeministri dhe kryetari i Kuvendit, dhe si pasojë e kësaj është prodhuar një homogjenizëm politik i madh në Kosovë ka thënë në Debat Plus ish-nënkryetarja e VV-së, Aida Dërguti.

“Shohim dokumente të cilat qarkullojnë, e presidentja Vjosa Osmani i quan lajme të rreme, ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se refuzojë të komentojë dokumente të cilat nuk kanë autor. Këta të dytë e mohojnë dokumentin që qarkullon në publik”, ka sqaruar ajo.

Dërguti ka përfunduar duke thënë se ajo nuk e din a është i njëjti dokument edhe në tavolinën e tyre.


Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika