Ish-përfaqësuesi i BE-së në Kosovë: Kurti të dalë me një veprim të vetin politik për veriun

Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar për Kosovën dhe ish-Përfaqësuesi Special të Bashkimit Evropian, Pieter Feith ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet të dalë me një iniciativë të vetën politike për zgjidhjen e situatës në veri

Ish-Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, Pieter Feith. Foto: AFP

Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar për Kosovën dhe ish-përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, Pieter Feith, në një intervistë për Euronews Albania, tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duhet të dalë me një iniciativë të veten politike për zgjidhjen e situatës në veri.

Ish-përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian tha tutje se tërheqja e përkohshme e Policisë së Kosovës nga veriu do të ndihmonte në shtensionimin e situatës.

“Kurti të dalë me një iniciativë të veten për veriun. Jam i sigurt që bota do ta mbështesë. Të hiqet përkohësisht prania e Policisë së Kosovës nga veriu. Kjo do të ndihmojë në uljen e tensionit dhe do të shihet si vullnet i veprimit të mirë nga ana e Kosovë. Por, gjëja më e rëndësishme në këtë moment është që Kurti të dalë përpara me një veprim të vetin politik”, shtoi Pieter Feth.

Feith u shpreh se nëse Amerika nuk e mbështet Kosovën do të jetë një rrugë “shumë e rrezikshme” për Kosovën.

“Kurti duhet të fitojë besimin e SHBA, Berlinit dhe Parisit. Kosova ka nevojë të njihet në të gjithë botë, jemi në një pikë të ulët të besimit si ndaj Kosovës edhe ndaj Serbisë, po Kosova është më e cenueshme. Dhe si një mik i Kosovës jap këshillën miqësore: punoni të rrugën e dialogut, mos ndiqni rrugën e dhunës”, theksoi ish-përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, Pieter Feith. /Euronews Albania.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika