Ish-pjesëtari i UÇK-së tregon si e njohu Adem Jasharin, kush i organizoi stërvitjet në Surrel e çka iu tha Rugova

Ismet Çerkini, ish-pjesëtar i UÇK-së, ka treguar për takimin e tij me komandantin Adem Jashari pas stërvitjeve në Surrel të Tiranës në 1991 dhe organizimi i stërvitjeve atje

“Le të drejtohen sllavët mes veti dhe në fund do të shohim se çka do të bëjmë”.

Këto ishin fjalët që u kishin thënë ish-presidenti Ibrahim Rugova dhe akademiku Fehmi Agani, grupit të parë që kishte shkuar në stërvitje në Shqipëri, tregon ish-pjesëtari i UÇK-së, Ismet Çerkini.

Çerkini më tej ka thënë se gjatë viteve 1992-1993, Rugova e Agani kishin thënë se nuk mund të hyjnë në luftë më Serbinë.

“Pas kthimit të dytë, të grupit të Adem Jashari, shumica janë zbuluar dhe është dashur të ikin se një pjesë edhe janë burgosur, por nga grupi i parë asnjë nuk ka ra në hetime të UDB-ës jugosllave. Dje, ne e kemi biseduar me profesor Aganin se çka do të bëjmë në vitin 92-3, a do të marrim aksione apo të hyjmë, por ai thotë se presidenti Rugova dhe vetë Agani e thonë se në luftë frontale nuk guxojmë dhe nuk mund të hyjmë me Serbinë. Le të drejtohen sllavët mes veti dhe në fund do të shohim se çka do të bëjmë”, ka thënë Çerkini në “FIVE” të Dukagjnit.

Ai ka treguar edhe se si e njohu komandantin Adem Jashari.

“Me Adem Jasahrin jam njoftë pas ushtrimeve që i kemi bërë në Surrel të Tiranës, në tetor të 1991. Ne ishim grupa e parë me Sali Çekajn, Zahir Pajazitin e Ahmet Hoxhën, tash heronj të Kosovës. E Ademi me Ilaz Kodrën dhe grupin e dytë ishin pas neve në ushtrime…”, ka shtuar Çerkini.

Sipas Çerkinit, organizmi i stërvitjeve në Surrel të Tiranës është bërë nga dy degë të LDK-së dhe pas një marrëveshjeje.

“Organizmi është bërë nga dy degët e Lidhjes Demokratikë të Kosovës, njëra në Shtutgart që e udhëhiqet Sali Cekaj dhe Hafiz Gagica dhe në Cyrih që udhëheqshin Shapi Latifi me Imer Berishën e shokë të tjerë. Ata janë organizuar dhe kanë biseduar me presidentin Rugova dhe akademikë Fehmi Agnain dhe është dhënë sinjali që mund të ushtrojmë dy grupet e para në Surrel të Tiranës. Jemi shkau nga marrëveshja që është bërë, një marrëveshje që ishte bërë mes presidentit Rugova dhe presidentit të atëhershme të Shqipërisë Ramiz Alisë. Dhe, ne jemi shkuar kush si ka mundur në Surrel dhe jemi ushtruar nga oficerët që kishe akademia ushtarake Skenderbe në Tiranë”, ka treguar ish-pjesëtari i UÇK-së.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika