Ish-ushtarja irlandeze dënohet me 15 muaj burg për bashkimin me grupin xhihadist në Siri

Lisa Smith, një ish-ushtare irlandeze është dënuar me 15 muaj burgim, me akuzën se ishte bashkuar me grupin xhihadist, Shteti Islamik në Siri. Smith është personi i parë që dënohet në Irlandë për një akt terrorist jashtë vendit

Lisa Smith, ish-ushtare irlandeze

Një ish-ushtare irlandeze është dënuar me 15 muaj burgim për bashkimin me të ashtuquajturin grup xhihadist, Shteti Islamik në Siri.

Lisa Smith, ka qenë e dënuar në maj si anëtare e një organizate të ndaluar terroriste midis vitit 2015 dhe 2019.

Ajo është paraqitur në Gjykatën Speciale në Dublin të premten e 22 korrikut e veshur me një hixhab të zi për të dëgjuar dënimin e saj.

Gjykatësi Tony Hunt ka theksuar se Smith ishte në rrezik të ulët për të kryer një vepër penale, por nuk kishte treguar pendim.

Ajo është personi i parë që dënohet në Irlandë për një akt terrorist jashtë vendit.

40-vjeçarja kishte qenë ushtare në Forcat Mbrojtëse Irlandeze nga viti 2001 deri në 2011, por më pas ka lënë ushtrinë dhe më vonë ka udhëtuar për në Siri në vitin 2015 pasi ishte konvertuar myslimane, raporton euronews.

Smith ishte arrestuar pas kthimit të saj në Irlandë në vitin 2019 në aeroportin e Dublinit, së bashku me vajzën e saj të vogël.

Ish-ushtarja ishte përballur me deri tetë vjet burg, por avokati i saj ka thënë se ajo ishte mbajtur në kampe në Siri dhe nuk duhet të përballet me paraburgim të mëtejshëm.

Smith gjithashtu është liruar nga akuza për financimin e një organizate terroriste duke i dërguar 800 euro një burri për “qëllime humanitare”.

Shija e redaktorit

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

BE: Kosova e 13-ta në botë për siguri strategjike, Mali...

Sipas Normandy Index 2025, të përgatitur nga shërbimi kërkimor i Parlamentit Evropian (EPRS), Kosova renditet në vendin e 13-të në botë për nivelin më...

Të fundit nga rubrika