Ismaili për Spitalin e Prishtinës: E kam nisur si ministër do ta përfundoj si kryetar i kryeqytetit

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga PDK, Uran Ismaili, në debatin për kryeqytetin në Debat Plus në RTV Dukagjini ka folur për mungesën e spitalit të qytetit, duke e quajtur këtë një fatkeqësi të madhe për kryeqytetin.

Ai tha se plani për ndërtimin e Spitalit të Prishtinës është përgatitur që në kohën kur ai ka qenë ministër i Shëndetësisë, por se asnjë nga kryetarët e Prishtinë që nga ajo kohë nuk e ka çuar përpara këtë projekt.

Sipas Ismailit, qytetarët e Prishtinës po diskriminohen në trajtim, pasi QKUK i shërben gjithë Kosovës njësoj, ndërsa banorët e kryeqytetit shpesh duhet të presin për të marrë shërbimet bazike.

“Atë që e kam filluar si ministër, do ta përfundoj si kryetar”, ka thënë ai.

Ai është sfiduar nga Çeku i cili e ka akuzuar atë për mosfillim të projektit derisa i ka thënë se ke proklamuar se e ka filluar atë projekt.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika