Italia merr vendim: Fëmijët do të mbajnë mbiemrin e të dy prindërve

Gjykata Kushtetuese në Itali e ka konsideruar “diskriminues” rregullin, sipas të cilit fëmija duhet të mbajë vetëm mbiemrin e babait

Koha kur fëmijët do të mbajnë vetëm mbiemrin e babait duket se ka përfunduar në Itali. Kjo, sepse Gjykata Kushtetuese në Itali, e kryesuar nga Giuliano Amato, i cili ka shërbyer dy herë si Kryeministër i Italisë, ka vlerësuar këtë rregull si “diskriminues dhe të dëmshëm për identitetin e fëmijës”.

Giuliano Amato OMRI, kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Italisë që nga viti 2022.

Tani, sipas Gjykatës, të dy prindërit mund të jenë në gjendje të ndajnë zgjedhjen e mbiemrit të fëmijës, i cili përbën një element themelor të identitetit personal të tij.

Ky rregull tani në Itali është i vlefshëm për fëmijët e lindur në martesë, jashtë martese dhe ata që janë të birësuar, shkruan La Repubblica, transmeton RTV Dukagjini.

Nga 27 prilli, gratë italiane kanë fituar një të drejtë historike, të mohuar deri më tani nga neni 262 i kodit civil, pra mundësinë për t’u vënë fëmijëve të tyre mbiemrin.

Ishte një tabu, të cilën Gjykata në Itali e kishte ndjekur prej 14 janarit të vitit 2021.

Çështja ishte hapur nga një çift në Italinë Jugore, të cilët fillimisht u janë drejtuar zyrtarëve të lartë shtetëror të Gjykatës së Lagonegro-s, duke kërkuar mundësinë për t’i atribuuar vetëm mbiemrin e nënës fëmijës së tretë, njësoj si dy vëllezërit që kishin lindur, kur çifti nuk ishte ende i martuar dhe që kishin të vetmin mbiemër, atë të nënës.

Por, Lagonegro e kishte refuzuar kërkesën, dhe vendimi ishte kundërshtuar në Gjykatën e Apelit të Potenzës. Më pas kjo gjykatë, më 12 nëntor 2021 e kishte dërguar kundërshtimin kushtetues në Këshill.

Konsulta nga ana e saj kishte në tavolinë edhe rastin e një çiftit nga Bolzano të Italisë, që donin t’i jepnin djalit të tyre, të lindur jashtë martese, mbiemrin e nënës, sepse në gjermanisht tingëllonte shumë më mirë se ai i babait.

Gjyqtarët kishin vendosur të ngrenin para vetes çështjen e kushtetutshmërisë mbi normën e kodit civil, e cila deri më tani kishte bllokuar mundësinë që një grua t’i vendosë mbiemrin djalit të saj.

Fëmijës do t’i jepet automatikisht mbiemri i të dy prindërve, sipas renditjes së dakorduar nga vetë prindërit. Vetëm nëse ata mund të vendosin vetë, me marrëveshje të ndërsjellë, t’i atribuojnë vetëm mbiemrin njërit prej të dyve.

Shumë politikanë e kanë përshëndetur vendimin duke theksuar se ky është një tjetër hap përpara drejt barazisë gjinore në familje. Ndërsa gazeta italiane e “La Repubblica” e ka quajtur historik vendimin që u jep grave një të drejtë e cila ka qenë e mohuar prej kohësh.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika