Izraeli e hap një pikë kufitare për furnizim me ndihma në Gazë

Izraeli ka vendosur të lejojë përkohësisht furnizimin me ndihma humanitare në Rripin e Gazës përmes pikëkalimit të vet kufitar, Kerem Shalom, sipas një njoftimi nga zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu. Rripi i Gazës po përballet me kushte të mjerueshme humanitare për shkak të konfliktit

Kamionët humanitarë duke pritur në rend për t'u kontrolluar në pikëkalimin Kerem Shalom mes Izraelit dhe Rripit të Gazës.

Izraeli vendosi të premten të lejojë përkohësisht furnizimin me ndihma humanitare në Rripin e Gazës përmes pikëkalimit të vet kufitar, Kerem Shalom, njoftoi zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Rripi i Gazës është duke u përballur me kushte të mjerueshme humanitare për shkak të luftës tashmë dymujore.

Deri më tani, të gjitha ndihmat humanitare janë futur në territorit e rrethuar nga Izraeli vetëm përmes pikëkalimit kufitar me Egjiptin, Rafah.

Në Kerem Shalom, i cili ndodhet në kufirin e Gazës me Izraelin, së fundmi kontrolloheshin të gjitha dërgesat humanitare të destinuara për Gazën, por kamionët duhej të udhëtonin pastaj drejt Rafahut për t’u futur brenda enklavës palestineze.

“Kabinet i Izraelit e aprovoi sot një masë të përkohshme për shkarkimin e kamionëve në pjesën brenda Gazës të pikëkalimit Kerem Shalom”, me qëllim për ta rritur sasinë e ndihmave për këtë territor, tha zyra e Netanyahut në një komunikatë për media.

Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan, i cili të premten e përfundoi një vizitë në Izrael, e quajti këtë vendim “hap të rëndësishëm”, shkruan REL.

“Presidenti [Joe] Biden e ngriti këtë çështje së fundmi përmes një telefonate me kryeministrin Netanyahu, e cila ishte edhe temë e rëndësishme diskutimesh gjatë vizitës sime në Izrael në dy ditët e fundit”, tha ai.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika