Shërbimi i Burgjeve të Izraelit (IPS) ka konfirmuar se 30 palestinezë janë liruar sipas marrëveshjes së armëpushimit, përfshirë burra dhe gra.
IPS ka deklaruar se të gjithë të burgosurit janë liruar nga burgu Ofer në Bregun Perëndimor dhe Qendrën e Paraburgimit të Jerusalemit.
Ata u bashkohen 150 palestinezëve të tjerë, kryesisht gra dhe djem adoleshentë, të cilët deri më tani janë liruar nga burgjet izraelite që nga e premtja si pjesë e armëpushimit, raporton BBC, përcjellë Dukagjini.
Ata u zgjodhën nga një listë origjinale prej 300 palestinezësh të përpiluar nga Izraeli, të akuzuar për një sërë veprash, nga gjuajtja e gurëve deri te nxitja në tentativë për vrasje. Më pak se një e katërta e atyre që ishin në listë ishin dënuar, shumica dërrmuese po mbaheshin në paraburgim në pritje të gjykimit.