Izraeli thotë se ka vrarë një udhëheqës të lartë të Hamasit në Gazë

Ushtria izraelite thotë se 21 ushtarë të saj u vranë nga një sulm në Gazë FOTO: Reuters

Ushtria izraelite (IDF) ka njoftuar se ka vrarë një udhëheqës të lartë të Hamasit – gjatë një sulmi ajror të kryer në Rripin e Gazës rreth tre muaj më parë.

Sipas IDF-së sulmi u krye ndaj një ndërtese nëntokësore në veri të Gazës, duke vrarë Rawhi Mushtaha dhe dy komandantë të tjerë të Hamasit, Sameh Siraj dhe Sameh Oudeh.

 Nga ana tjetër, Hamasi ende nuk ka komentuar për këtë njoftim të bërë nga Izraeli.

Sipas Izraelit, tre komandantët ishin strehuar në një ndërtesë të fortifikuar nëntokësore në veri të Gazës, që shërbente si qendër kontrolli dhe komande.

Mushtaha ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Yahya Sinwar, udhëheqësit kryesor të Hamasit, që ndihmoi në planifikimin e sulmit të 7 tetorit ndaj Izraelit, sulm që nxiti luftën në Gazë thuhet në njoftim.

Kurse Yahya Sinwar besohet se është gjallë dhe se ai po fshihet brenda Gazës.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika