Izraeli vazhdon sulmet ajore në Rripin e Gazës

Izraeli ka vazhduar sulmet ajrore në Rripin e Gazës, ndërkohë që tensionet vazhdojnë të rriten. Palestinezët raportuan sulme të rënda ajrore në Khan Younis, ku ata u kishin thënë se do të ishin të sigurt

Izraeli vazhdoi sulmet ajrore në Rripin e Gazës në mes të shqetësimeve se mund të ndërhyjë në çdo moment me trupa tokësore në territorin që kontrollohet nga Hamasi.

Palestinezët në Gazë njoftuan për sulme të rënda ajrore në Khan Younis në jug, një zonë ku atyre iu tha të shkonin për të qenë të sigurt.

Forcat e mbrojtjes izraelite postuan në rrjetin social “X” , i njohur më parë si Twitter se “gjatë natës, u kryen sulmet ajrore që goditën organizatat terroristë në Rripin e Gazës duke shkatërruan hyrjet e tuneleve, baza armatimesh dhe dhjetra qendra që përdoreshin për organizimin e sulmeve”.

Ndërkohë, Izraeli pritet të evakuojë qytetin verior Kiryat Shmona. Autoritetet thanë sot se banorët do të zhvendosen në shtëpi të financuara nga shteti. Qyteti verior ndodhet në kufi me Libanin dhe ka qenë objektiv sulmesh me raketa nga grupe militante palestineze.

Kryeministri britanik, Rishi Suank, do të qëndrojë këtë të premte në Egjipt, ndalesa e tij e fundit në Lindjen e Mesme, ndërsa konflikti vazhdon të zgjerohet. Ai pati takime me udhëheqësit izraelitë dhe Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman.

Vizita e zotit Sunak pasoi qendrimin në Izrael të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, si dëshmi e mbështetjes së Perëndimit ndaj Izraelit, në luftën ndaj grupit militant të Hamasit.

Këtë të premte shënohen 14 ditë që nga nisja e luftimeve, që kanë shkaktuar numrin më të lartë të viktimave në konfliktin në mes të Izraelit dhe palestinezëve. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, që drejtohet nga grupi i Hamasit, më shumë se sa 4137 palestinezë kanë mbetur të vrarë dhe 13,000 mijë të tjerë janë plagosur, shkruan VOA.

1400 izraelitë janë vrarë, shumica nga sulmi i befasishëm i 7 tetorit nga grupi militant i Hamasit. Ushtria izraelite tha se besohet se 203 persona janë marrë peng nga Hamasi dhe po mbahen në Gazë.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika