Izraeli vazhdon sulmet në Rafah pavarësisht urdhrit të GJND-së

Rafah, 13 maj, 2024. Foto: AFP

Izraeli ka vazhduar të bombardojë Rripin e Gazës, përfshirë edhe qytetin Rafah, më 25 maj, një ditë pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e urdhëroi që të ndalë operacionet ushtarake në qytetin më jugor të enklavës.

Izraeli nuk ka sinjalizuar se vendimi i GJND-së ka ndikuar në planet e tij.

“Izraeli nuk ka dhe nuk do të kryejë operacione ushtarake në zonën e Rafaut që do të krijoni ‘kushte jetese që do të shkatonin shkatërrimin e popullatës civile, tërësisht apo pjesërisht’”, tha këshilltari për siguri kombëtare i Izraelit, Tzachi Hanegbi përmes një deklarate, duke përdorur fjalët që ishin pjesë e vendimit të GJND-së, raporton Reuters.

Më herët gjatë 25 majit, disa orë pas vendimit të GJND-së, Izraeli kreu sulme ajrore në Rripin e Gazës, teksa luftimet mes trupave izraelite dhe luftëtarëve të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – po vazhdojnë.

Më 24 maj, në vendimin e GJND-së u tha se Izraeli duhet “menjëherë të ndalë” ofensivën e tij në Rafah dhe të ndërmarrë masat e nevojshme që të adresojë krizën humanitare në mbarë rajonin. Masat përfshijnë edhe rihapjen e pikëkalimit kufitar në Rafah me Egjiptin, në mënyrë që të hyjë ndihma humanitare në Gazë.

Ky urdhër është pjesë e rastit të ngritur pranë gjykatës nga Afrika e Jugut, e cila e akuzon Izraelin për gjenocid dhe i ka kërkuar gjykatës që të lëshojë urdhër që Izraeli të ndalë ofensivën e tij në Rafah.

Në vendimin e GJDN-së më 26 janar, gjyqtarët vendosën që Izraeli duhet të bëjë gjithçka për të parandaluar kryerjen e gjenocidit gjatë ofensivës së tij në Gazë, që Izraeli e nisi në kundërpërgjigje ndaj sulmit të 7 tetorit të Hamasit kundër Izraelit. Megjithatë, GJND-ja nuk urdhëroi një armëpushim.

Më 28 mars, GJND-ja urdhëroi Izraelin që të ndërmarrë veprime të nevojshme dhe efektive për të siguruar furnizime bazike ushqimore për popullatën civile palestineze në Gazë.

Edhe pse vendimet e gjykatës janë ligjërisht të obligueshme, kjo gjykatë nuk ka mekanizma për t’i zbatuar ato.

Izraeli dhe Hamasi zhvillojnë luftë që nga 7 tetori, pas sulmit që Hamasi kreu në jug të Izraelit, kur vrau 1.200 persona dhe rrëmbeu afër 250 të tjerë.

Si pasojë e kundërpërgjigjes së Izraelit, në Gazë janë vrarë më shumë se 35.000 palestinezë.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika