Jasharaj deklarohet për sulmin, I dyshuari dërgohet në mbajtje

Të hënën e katër shtatorit një prind tentoi ta sulmente kreun e këshillit grevist, Rrahman Jasharaj. I njëjti është ndalur sot nga Policia e Kosovës. Të njëjtit intervistuar edhe kryetarin e SBASHK-ut i cili ka dhënë detaje nga intervistimi dhe ka kërkuar ndaljen e presonit dhe shantazhimit ndaj ti

Rrahamn Jashari

Ani pse shumica absolute e shkollave janë të mbyllura jo të gjithë mësimdhënësit janë pro vazhdimit të  grevës.

Kundër po ka edhe shumë prindër. Njëri madje e kishte shprehur këtë ndërmjet një tentimi për sulm ndaj kreut të këshillit grevist, Rrahman Jasharaj.

Por i njëjti është dërguar për 48 orë në mbajtje. Policia ka intervistuar në këtë rast edhe Rrahman Jasharajn.

Ai  ka dhënë detaje nga intervistimi gjatë një lidhje në Radio Dukagjini.

“E dhashë atë pjesë time, e thash se një njëri që nuk ka qenë pjesë e institucionit arsimor por as grevist dhe me t’u kryer takimi me mësimdhënësit teksa më përcollën me duartrokitje, një person më kapi me dorën e majte dhe ndoshta ka pasur tendencë që të më godasë por që fatmirësisht ishin aty kolegët e mi. Kam dalë nga shkolla me të vetmin qëllim që të mos krijohen tensione shtesë. Nuk kam pasur asnjë goditje përveç që ka tentuar të më mbajë për dore”, ka thënë Rrahman Jasharaj – SBASHK.

Jasharaj po ashtu  ka thënë se I ka reduktuar lëvizjet e tij që mos të përsëritën raste të tilla.

“Uroj që të jetë e fundit, lëvizjet i kam kufizuar me këshillën e kolegëve të mi, jo për frikë nga unë. Po, i kam kufizuar lëvizjet jo për shkak të frikës por për t’i ikur asaj që kinse po shes trimëri. Sa më shpejt që Qeveria ulet me ne për dialog, situatën do ta kemi të qetë, përndryshe me tensione e me shantazhe, asgjë nuk zgjidhet”, ka shtuar Rrahman Jasharaj – SBASHK.

Pos kësaj SBASHK-u gjatë ditës kanë kërkuar që të ndalën presionet dhe shantazhet në rrjetet sociale ndaj kreut të kësaj sindikate.

Për këtë deklaratë televizioni ka kërkuar qëndrim nga Ministria e Arsimit të cilët nuk e kanë komentuar fare.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika