Jep dorëheqje drejtoresha në Prizren, akuza ndaj kryetarit Totaj

Vjollca Kabashi ka dhënë dorëheqje nga udhëheqja e Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale në Prizren. Ajo e akuzon kryetarin Shaqir Totaj dhe disa zyrtarë të tjerë se e detyruan me dhunë të nënshkruajë një dokument të falsifikuar, me anë të së cilit tentohej të keqpërdoren mbi 59 mijë euro. Akuzat janë mohuar nga kryetari Totaj, i cili Kabashin e ka cilësuar si ta paaftë për punën e saj

Drejtoresha për Punë dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Prizrenit, Vjollca Kabashi

Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Prizren pretendon se është detyruar të nënshkruajë një dokument të falsifikuar. Vjollca Kabashi, përmes një reagimi të gjatë ka dhënë lajmin se nuk do të jetë më në këtë pozitë.

Anëtarja e AAK-së akuzon partnerët e koalicionit bashkë me kryetarin Shaqir Totaj, se e detyruan ta nënshkruajë një dokument që mundësonte vjedhjen e mijëra eurove.

“Ka qenë i Drejtorisë së Shërbimeve Publike falsifikimi ndërsa shuma është mbi 59 mijë euro. Atë huazim ata (Drejtoria për Shërbimeve Publike), keqpërdorimin e parasë e kanë gjetë te ky huazim nga drejtoria jonë. Ata i kanë kërku nga ne, unë i kam huazu 100 mijë euro me të hyrat vetanak më thanë e i kthejnë. Ky (Çelë Lamaj) i ka gjetë pikërisht këto mjete të dedikuara nga drejtoria jonë për me e vu nënshkrimin unë në dokumentin e falsifikuar Çelë Lamaj është drejtori i Shërbimeve Publike. I njëjti me këmbëngulje, kryetari i Komunës dhe Nehat Elshani, shefit i kabinetit”, ka deklaruar Vjollca Kabashi, drejtoresha që ka dhënë dorëheqje.

Për këtë rast Kabashi i është drejtuar Policisë në Prizren, konkretisht krimeve ekonomike. Policia tha se janë në fazën fillestare të trajtimit. Më i shpejtë se Policia është treguar i pari i Prizrenit. Përmes një konference Shaqir Totaj i ka mohuar akuzat e ish-vartëses së tij, të cilat sipas tij janë pretendime pa argumente.

“Që nga emërimi i saj e deri më sot, performance e ish drejtoreshës ka lënë shumë për të dëshiruar dhe pasur hendek të madhë në mes të asaj se çka është pritur nga Vjollca dhe asaj se si në fakt ajo ka performuar. Kemi pasur deficit serioz në vision dhe në të kuptuarit e saj si menaxhere. Dhe rrjedhimisht paaftësi për të menaxhuar dhe organizuar punët në drejtorinë e saj”, ka thënë Shaqir Totaj, Kryetar i Prizrenit.

Menjëherë pasi përfundoi kjo konferencë vetë partia e drejtoreshës që dha dorëheqje e zëvendësoi atë me dikë tjetër. AAK në Prizren e përkrahi vlerësimin negativ për anëtaren e tyre dhe në vend të saj emëruan Edmond Hoxha.

E ndjerë e tradhtuar nga partia e saj, Vjollca Kabashi menjëherë dha dorëheqje nga Dega e AAK-së në Prizren. Ajo thotë se kryetari, Besnik Krasniqi AAK-në e ka shndërruar në degë të PDK-së.

Për këtë rast ka reagime edhe nga opozita të cilët janë të alarmuar me dorëheqjen e fundit.

“Kjo është shqetësuese pasi që kjo qeverisje po përmendet vetëtm me kërcënime. Ky është kërcënimi i dytë që po dihet publikisht. Por ka edhe trysni të ndryshme që po zhvillohen te zyrtarët sidomos në Komunë”, ka thënë Dafina F. Alishani, Asambliste e VV-së në Prizren.

Alishani thotë se pas raportimit për kërcënime duhet të aktivizohet Policia dhe Prokuroria, pasi ankesat në Kuvend nuk po kanë efekt në sjelljen e pushtetit.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika