Jeta e egër përmes imazheve të fotografit, Arian Mavriqi

Një nga fotografët dhe eksploruesit më të njohur të natyrës dhe faunës në Kosovë dhe në rajon, është Arian Mavriqi, i cili në intervistë për Radio Dukagjinin ka treguar pasionin e tij për jetën e egër

Disa nga fotografitë e Arian Mavriqi-it





Dëshira për të hulumtuar botën e egër, për fotografin Arian Mavqirin kishte filluar që nga fëmijëria duke shikuar dokumentar nga natyra e botës së egër, dhe si fëmijë ai ka thënë se ka pasur pasion hulumtimin  e natyrës.

Ai në intervistë për Radio Dukagjinin në emisionin Drive on D, ka treguar se si është inspiruar edhe nga autori dhe biologu, David Attenborough.

“Attenborough më ka inspiruar që një ditë edhe ne të prezantojmë diçka si dokumentarët e tij nga bota e egër”, është shprehur ai.

Sipas tij, me hulumtimin e botës së egër ne Kosovë, është edhe një anë krenarie duke i treguar këtij populli të mrekullueshëm se çfarë lloj specie që kemi.

Mavriqi përgjatë intervistës ka rrëfyer fillimin e tij si fotograf, duke thënë se komunikimi me këto krijesa përmes fotografisë më ka frymëzuar, sepse kanë një jetë shumë interesante.

“Kur fillova në 2012-en mora komente pyetje se ku i kam bërë këto foto, i kam bërë gjithandej në Kosovë, të gjithë thoshin se nuk është e mundur. E kam parë që njerëzit kanë shumë pak informacione në lidhje me pjesëtarët e faunës”, ka thënë ai.

Ndërsa, për kafshët e egra se nëse ka ndonjë që e frikëson atë, ai ka thënë se ka ndonjë që ia ka frikën por nuk ekziston përralla për kafshët e egërsuara ndaj njerëzve.

Arian Mavriqi, prezantuesit e emisionit “Drive on D”, Donika Hyseni dhe Mirdon Pacolli

Pse fëmijëve iu është dhënë një pasqyrë e keqe për kafshët?

Mavriqi ka thënë se fëmijëve iu është dhënë një pasqyrë e keqe për kafshët, se janë të rrezikshme dhe sulmojnë njerëzit por “që nuk njeh rast historie që ka sulmuar dikë ujku në Kosovë. Jam ballafaquar shumë herë me ujqër, ai ik prej njeriut”.

“Shumë pak informohemi në shkolla sa i përket botës së egër”, ka thënë ai duke shtuar se ka një iniciativë që ligjëron në shkolla pa pagesë, tri herë ka qenë në Universitete dhe në Shkolla të Mesme.

“Nuk është e lehtë që të shkoj në krejt Kosovën dy herë ne javë, të iu ligjëroj fëmijëve për botën e egër, më japin ndjenjë të mirë, kur ua tregoj videot se si çuditën. I falënderoj edhe mësuesit e biologjisë për ftesën”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se edhe me profesorin e tij njëkohësisht edh e ish-kujdestarin e tij të klasës së shkollës së mesme, Sefedin Maliqi, i cili tani është në pension, dalin bashkë me aparat në male për të marr foto të ndryshme të kafshëve apo shpezëve.

“Është shumë e rrezikshme të ua shqetësosh folenë specieve, pasi nuk kthehen më”.

Ndërsa, sipas tij, kosovarët nuk po ia dinë vlerën këtij vendi, “kemi merak të migrojmë, jeni shumë mirë dhe nuk e dini”.

Fotografi nga Kamenica, ka marrë shembull Afrikën se si janë të lumtur me vendin e tyre dhe nuk ikin nga vendi, e Kosova sipas tij i ka të gjitha por ka humbur dëshira t’i bëjmë gjërat qe dikur i kemi bërë, që nga koha e pas luftës.

Në muajin tjetër ai ka thënë që do të shkoj në Suedi në nëntor, dhe në dhjetor puna e tij do të prezantohet para publikut në Cyrih të Zvicrës.

Ambasadori i Kosovës në Austri e ka ftuar për një ekspozitë të fotografisë me bukuritë e Kosovës, në Ambasadën e Kosovës më 5 nëntor, më pas ai do të vazhdojë në Suedi më 26 nëntor, pastaj në Zvicër më tre dhjetor.

Ai ka dhënë informacionin e fundit se janë futur në të dhënat shtetërore edhe dhjetë specie që nuk janë hulumtuar më herët.





Shija e redaktorit

“Ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) me ç'rast ka vizituar ushtarët amerikanë të...

Konkursi për gradimin e policëve – “Të fortët” e Policisë...

Konkursi për gradim të policëve nga “Polic i lartë” në “Rreshter” u mbajt më 4 maj, dhe siç nënkuptohet edhe atë ditë do të...

Trepça triumfon në finalen e parë me rikthim ndaj Yllit

Finalja e parë e “Play-off”-it i ka takuar Trepçës. Mitrovicasit edhe pse ishin duke humbur me 13 pikë dallim, të përkrahur nga tifozët kanë...

Të fundit nga rubrika