Jo të gjithë qytetarët e informuar për subvencionimin e teksteve shkollore

Jo të gjithë prindërit janë të informuar për mënyrën e furnizimit me tekste shkollore për këtë vit. Teksa qytetarët thonë se është dashur të ketë më shumë sqarime, nga Këshilli i Prindërve dhe SBASHK-u thonë se mund të ketë probeleme implementimi i kësaj forme, për shkak se jo të gjithë prindërit kanë qasje në internet. Problem tjetër po konsiderohet edhe mungesa e librarive në disa komuna

Tekste shkollore

Rreth vendimit të ministrisë së Arsimit për blerjen e teksteve shkollore përmes subvencionimit të prindërve, nuk kanë njohuri të gjithë qytetarët.

Shefki Muqolli, i cili ka nipa e mbesa në shkollë fillore, thotë se janë pak të informuar rreth kësaj çështjeje.

Ai thotë ministria është dashur të veprojë sikurse vitet e kaluara.

“Edhe kam nipa edhe mbesa, po nuk e di edhe se kam të qartë këtë sjellje këtu që deri më tani për cdo vit janë dhënë librat falas, sivjet ka ndryshu diçka, çka ka ndryshu na si qytetar, unë për vete nuk jam shumë i informuar për të, kompensimi besoj nëse ana materiale nuk ua imponon ministrisë, atëherë nuk kanë pasur arsye me hy, më mirë është me i marr librat edhe nxënësit i kanë librat”, ka thënë Muqolli.

Por, një qytetar tjetër është dakord me vendimin e Ekzekutivit, tek thotë se subvencionimi është dashur të behet vetëm për kategoritë që kanë probleme financiare.

“Unë jam dakord me qeverinë se tekstet duhet dikush me i pagu, edhe gjithku paguhen tekste… e pash 80 euro apo sa ish, mjaftojnë se nuk ka me ble, se nuk është duke studiuar një nxënës i shkollës, i klasës parë deri në klasën e 8”, ka thënë një qytetar tjetër, Islam Begu.

E, nga Këshilli i Prindërve të Kosovës kanë thënë se shumë prindër mund të kenë probleme për të hyrë në platformën “E-Kosova”, për shkak se shumë nga ta nuk kanë qasje në internet.

Sipas, Enver Balajt një tjetër problem është mungesa e librarive në 7 komuna, por që sipas tij, do të ketë pika mobile nga libraritë.

“Unë mendoj që tash shtëpitë botuese, ato kanë interes me i shit librat, ato kanë me hap pika mobile shitëse, nëpër të gjitha qytetet e Kosovës, kudo që janë sepse është në interesin e tyre me hap pika shitëse, për me i shit librat që i kanë botuar, edhe mendoj që është punë e kryer kjo dhe nuk paraqet ndonjë problem te qytetarët”, ka thënë Balaj.

Këtë çështje e shohin si problematike edhe nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, ku thonë se kjo mund të ndikojë edhe në ngritjen e çmimeve nga ana e shtëpive botuese.

“Duke pasur parasysh që librat me pakicë tani natyrisht që ka mundësi që shtëpitë botuese dhe librarit t’i ngrisin çmimet. Ne akoma nuk e dimë saktë se sa do të kushtoj një libër, ende nuk e dimë saktë se a do të jenë të mjaftueshme ajo shumë apo jo”, ka thënë Vjollca Shala.

Ministria e Arsimit ka njoftuar se nga sot prindërit do të mund të aplikojnë në platformën “E-Kosova” për subvencionim të blerjes së teksteve shkollore.

Shija e redaktorit

Nga sot shqiptarët udhëtojnë pa viza drejt Azerbajxhanit

Nga dita e sotme qytetarët e Shqipërisë me pasaporta të rregullta mund të udhëtojnë pa viza drejt Azerbajxhanit. Ambasadori i Azerbajxhanit në Shqipëri, Anar Huseynov...

Tre oficerë të FSK-së diplomojnë në Kolegjin CGSC të ushtrisë...

Oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), majorët Alban Bunjaku, Agron Murati dhe Alban Bujupi, pas studimeve njëvjeçare, diplomuan me sukses të lartë në...

Peja dhe Ulqini nënshkruajnë marrëveshjen e binjakëzimit si qytete

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka pasur një mysafir të veçantë në zyrën e tij të shtunën. Ai priti me nderime kryetarin e Ulqinit, Genc...

Të fundit nga rubrika