Joseph i drejtohet Zelenskyt: Ti e ke fuqinë ta ndalosh agjendën e Rusisë në Ballkan duke e njohur Kosovën

“Z. President, ti e ke fuqinë që ta ndalosh agjendën ruse në Ballkan duke e njohur Kosovën. Nuk do t’i humbësh municionet nga Serbia. Ukraina është në pozicion unik që të shtyjë edhe shtetet mosnjohëse tjera ta ndërrojnë qëndrimin karshi Kosovës", ka shkruar eksperti amerikan, Edward Joseph

Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins

Eksperti amerikan për Ballkanin Perëndimor, Edward Joseph ka deklaruar se Ukraina e ka fuqinë që ta ndalojë ndikimin e Rusisë në Ballkan.

Kjo deklaratë e tij vjen pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky më 15 nëntor tha se Ukraina ka prova të synimeve të Rusisë për të nisur një luftë midis vendeve të Ballkanit.

Joseph tutje ka thënë se ndikimi rus në Ballkan mund të ndalohet nëse Ukraina e njeh Kosovën si shtet.

“Z. President, ti e ke fuqinë që ta ndalosh agjendën ruse në Ballkan duke e njohur Kosovën. Nuk do t’i humbësh municionet nga Serbia. Ukraina është në pozicion unik që të shtyjë edhe shtetet mosnjohëse tjera ta ndërrojnë qëndrimin karshi Kosovës”, ka shkruar Joseph në rrjetin social “X”.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika