Jug-koreani i ndërton një ‘varr’ Internet Explorer-it në shenjë lamtumire

Përkujtimorja në nder të Internet Explorer

Inxhinieri softuerik nga Koreja e Jugut, Jung Ki-young, i ka dhënë një lamtumirë të veçantë pensionimit të Internet Explorer-it, shfletuesi i internetit nga Microsoft.

Jung Ki-young shpenzoi një muaj dhe 314 euro për të projektuar dhe për të porositur një pllakë përkujtuese në të cilën do të ishte logoja “e” si edhe emri “Internet Explorer”.

Në këtë gur varri ai shkroi: “Ishte një mjet i mirë për të shkarkuar shfletues të tjerë”.

Fotoja e gurit u bë virale pas përfundimit të memorialit në një kafene të drejtuar nga vëllai i tij, në qytetin jugor të Gyeongiu.

Microsoft ka pensionuar Internet Explorer pas një periudhe 27-vjeçare, për t’u fokusuar në shfletuesin e tij më të shpejtë, Microsoft Edge.

Internet Explorer nga 15 qershori zëvendësohet nga Microsoft Edge

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika