Kallas: Pa lëshime nga Rusia, rreziku për luftëra të reja mbetet i lartë

Kaja Kallas

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka paralajmëruar se pa lëshime të qarta nga Rusia, rreziku për konflikte të reja do të mbetet i lartë, edhe nëse Ukraina siguron garanci sigurie.

Në një intervistë për Corriere della Sera, ajo theksoi se një paqe e qëndrueshme nuk mund të arrihet pa ndryshime të sjelljes së Moskës dhe pa kufizime konkrete ndaj fuqisë së saj ushtarake.

Kallas u shpreh se armëpushimi mund të shërbejë si hap fillestar drejt një marrëveshjeje të besueshme, por paralajmëroi se pa masa parandaluese që do t’i ndalonin Rusisë nisjen e luftërave të reja, tensionet mund të shpërthejnë gjetkë.

“Problemi për paqen është Rusia. Edhe nëse Ukraina merr garanci sigurie, nëse Rusia nuk bën lëshime, mund të kemi luftëra të tjera, ndoshta jo në Ukrainë, por diku tjetër”, tha ajo.

Ajo nënvizoi se për të garantuar stabilitet afatgjatë, duhet të sigurohet që Rusia të mos ketë mundësi të sulmojë sërish. Sipas saj, kjo nënkupton kufizime të qarta të ushtrisë ruse, ulje të buxhetit ushtarak dhe eliminimin e çdo mekanizmi brenda arkitekturës evropiane të sigurisë që i jep Moskës rol të drejtpërdrejtë.

Sa i përket perspektivës së anëtarësimit të Ukrainës në BE deri në vitin 2027, Kallas rikujtoi se procesi është i bazuar në meritë dhe vendoset nga shtetet anëtare. Megjithatë, ajo pranoi se ndikimi i SHBA-së mund të jetë vendimtar për të kapërcyer bllokadat politike brenda Unionit.

“Propozimi amerikan është një sinjal i mirë për vendin që po e bllokon përparimin e Ukrainës – Hungarinë – e cila ka marrëdhënie shumë të mira me SHBA-në. Shtytja nga Uashingtoni mund ta bindë atë të heqë veton”, tha Kallas.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika